☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,334 ▲ +0.67% ETH $2,066 ▲ +0.72% XRP $1.3152 ▲ +0.02% SOL $80.8000 ▲ +0.69%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet urdhri/ Vendet që do vëzhgohen me kamera sigurie

Ministri i Brendshëm firmos udhëzimin për vendosjen e kamerave në ambientet publike. Mjetet vëzhguese me rezolucion të lartë janë një ndër kriteret bazë për të gjitha subjektet që janë pjesë e udhëzimit për masat shtesë të sigurisë.

Dokumenti i firmosur nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kërkon që pamjet të ruhen së paku dy muaj pas regjistrimit. Rastet me risk të madh grabitjeje, si karburantet, bankat, kazinotë, lokalet e natës dhe pikat e këmbimit valutor, duhet të kenë edhe disa masa speciale, përveç sistemit të kamerave.

Administratorët e bankave të nivelit të dytë detyrohen të instalojnë sisteme të kamerave të sigurisë me rezolucion të lartë, që të ruajnë imazhet deri në 2 muaj. Të pajisin punonjësit në hyrje me detektorë, të kontraktojnë polici private dhe të lidhin sinjalin e alarmit me sallat e komandimit të Policisë së Shtetit, si dhe të vendosin në hyrje të çdo banke sistem kafazesh për diversifikimin e hyrjes në mënyrë të kontrolluar.

Në bazë të këtij udhëzimi, pikat e këmbimit valutor, veç kamerave të sigurisë me rezolucion të lartë, kanë detyrim të kontraktojnë polici private për shoqërim, kur transportojnë vlera mbi 1 milion lekë. Ato duhet të jenë të pajisura me xham antiplumb në pjesën ku qëndron punonjësi me vlerat monetare.

AKTIVITETE GJATE NATES

Subjektet që ushtrojnë aktivitet gjatë natës, si lokale nate, disko, apo pub-e, detyrohen që të instalojnë kamera të sigurisë së lartë. Të instalojnë sistem me kamera për leximin automatik të targave të automjeteve dhe ruajtjen e tyre. Të pajisin punonjësit e sigurisë në hyrjet e lokaleve të natës me detektorë.

Të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë fizike ku, përveç punonjësve në hyrje, duhet të kenë patjetër dhe një punonjës për çdo 40-50 konsumatorë apo për çdo 25 metra katrorë. Subjektet që disponojnë lojëra fati apo kazino detyrohen që të instalojnë kamera për leximin automatik të targave të automjeteve dhe ruajtjen e tyre.

Të instalojnë një sistem me kamera të sigurisë brenda mjediseve. Të pajisin me detektorë punonjësit në hyrje të subjekteve. Të kontraktojnë shoqëri private të sigurisë dhe njëkohësisht të garantojnë instalimin e pajisjeve (lexues optik) nëpërmjet të cilave hyrja e qytetarëve në kazino dhe lojëra fati do të bëhet vetëm nëpërmjet identifikimit me pasaportë apo kartë identiteti.

UDHËZIMI PËR MASAT SHTESE

1

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.