🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 04 June 2026
S&P 500 7,578 ▲0.32%
DOW 51,605 ▲1.81%
NASDAQ 26,795 ▼0.22%
NAFTA 92.89 ▼3.26%
ARI 4,503 ▲0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,732 ▼ -3.71% ETH $1,775 ▼ -3.42% XRP $1.1662 ▼ -4.68% SOL $69.4000 ▼ -5.13%
S&P 500 7,578 ▲0.32 % DOW 51,605 ▲1.81 % NASDAQ 26,795 ▼0.22 % NAFTA 92.89 ▼3.26 % ARI 4,503 ▲0.82 % S&P 500 7,578 ▲0.32 % DOW 51,605 ▲1.81 % NASDAQ 26,795 ▼0.22 % NAFTA 92.89 ▼3.26 % ARI 4,503 ▲0.82 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Opinion

Zbulimi i ishullit pa emër !

Nga Monica Andreasen

Ivanka Trump nuk zbuloi një ishull. Ajo zbuloi se nëse tregon një histori jahti me fokus tek një “parajsë private”, mund ta shesësh uzurpimin e një toke, të një vije bregdetare të mbrojtur shqiptare si “eko-turizëm” vizionar . Edhe pas kësaj pret që shumë njerëz do të duartrokasin sepse ky është zhvillimi .

Në rrëfimin e saj, ajo dhe Jared po lundronin nëpër Mesdhe, ndaluan për të notuar, drejt një ishulli, u ngjitën zbathur, hodhën vështrimin mbi ujë dhe u “magjepsën”.
Në gjuhën e miliarderëve, kjo do të thotë- “Ne shkelëm në tokë publike, ndiem diçka që trazoi portofolin tonë dhe menjëherë filluam negociatat për ta zotëruar atë”
Ishulli në fjalë, nuk është i humbur, pa emër ( Ivanka nuk ja zuri emrin në gojë ) edhe nuk ishte as duke pritur që një princeshë të pasur për ta vërë re. Është Sazani është territor sovran shqiptar, i përdorur historikisht si bazë ushtarake, me histori të vërtetë dhe njerëz të vërtetë të lidhur me të. Por në teologjinë e pasurisë ekstreme, zbulimi nuk ka lidhje me “njeriun e parë që e gjen”, zbulim do të thotë “personi i parë i pasur që tregon me gisht dhe telefonon avokatin e tij”.
Ivanka nuk zbuloi një ishull. Ivanka tregoi se ligjet mund të shpërbëhen me para .
Firma e investimeve e Jared Kushner, me Ivankën në rolin e njohur të emisarit , tani dëshiron ta shndërrojë Sazanin dhe një pjesë të parkut bregdetar të mbrojtur të Zvërnecit në një vendpushim luksoz të gjerë: mijëra dhoma hoteli, vila, apartamente, marina, ose ndryshe në një univers i tërë privat .
Qeveria shqiptare, e nxitur gjoja nga ky “vizion strategjik”, u jep atyre statusin e veçantë të “investitorit strategjik” – dy fjalë që kanë fuqi magjike, pasi kufizimet mjedisore zbuten, pengesat burokratike zhduken, toka që ishte “e mbrojtur” papritmas bëhet fleksibile. Një rezervat i jetës së egër dhe thesar kombëtar fillon të shndërrohet në një “klasë asetesh”.
Sazani, vendi që duhet të ruhej nga gjithë, rimodelohet në heshtje në një skenë për argëtimin global të kohës së lirë: në një sfond për xhirime me dronë në vend të një ekosistemi të gjallë me pretendimet e veta. Edhe në këtë histori roli që na është caktuar është i thjeshtë; Ne duhet të duartrokasim.
Në rrëfimin e saj në podkast, Ivanka e paraqet historinë si një pelegrinazh. Ata panë një ishull. Ata notuan deri në breg. Ata ecën zbathur deri në majë. Ata shijuan pamjen dhe u ndjenë të shtyrë për të bërë diçka. Nënkuptimi është se vetë natyra i thirri ata për të kujdesur për këtë vend, sikur era të pëshpëriste: “Ndërtoni një vendpushim luksoz dhe një marinë; vetëm atëherë ishulli do të jetë i plotë.”
Kur shumica e njerëzve preken nga një peizazh, ata bëjnë një fotografi, mbledhin mbeturinat e tyre dhe largohen. Kur ultra të pasurit preken nga një peizazh, ata bëjnë një fotografi, marrin telefonin dhe thërrasin një komitet investimesh.
Ne ishim mësuar me historitë e shenjtorëve që tërhiqeshin në shkretëtirë për të hequr dorë nga pasuritë. Tani na tregojnë histori për trashëgimtarë që tërhiqen në shkretëtirë për të fituar më shumë prej saj.
Historia është përmbysur plotësisht aq sa privatizimi paraqitet si nderim; sa më shumë të zotërosh, aq më shumë duhet të duash. Ndërsa nga ne pritet që të përkulim kokën sikur e gjithë kjo të kishe një sens .
Ndërsa qarkullonte rrëfimi “i zbulimit të lumtur” të Ivankës mijëra shqiptarë janë në rrugët e Tiranës . Ata mbajnë pankarta të shkruara me dorë, duke thirrur kundër projektit, duke paralajmëruar se dunat, ligatinat, pyjet e pishave dhe habitatet e kafshëve të egra tashmë po dëmtohen. Ata po përballen me polici shtetërore e private në sheshe e gardhe, duke u përpjekur t’i mbajnë buldozerët larg tokës që, deri vonë, ishte zyrtarisht “e mbrojtur”.
Ndërsa grupet mjedisore përshkruajnë një strehë për zogjtë shtegtarë, jetën detare dhe bimësinë e rrallë, zhvilluesit e përshkruajnë “si turizëm transformues” dhe “zhbllokim të potencialit”. Njëra palë sheh flamingo, peshkatarë dhe ekosisteme të brishta, tjetra sheh inventar dhomash dhe produkt luksoz.
Kur adhurimi i pasurisë nuk është më abstrakt, një habitat kritik bëhet “një mundësi”. Një vijë bregdetare bëhet “një markë”. Një protestë bëhet “zhurmë rreth projektit”.
Njerëzit që jetojnë në zonë shihen si pengesa që duhen menaxhuar, jo si qytetarë, e ardhmja e të cilëve po shitet pa ankand. Dhe në kor skenari përsëritet: Mendoni për vendet e punës! Mendoni për zhvillimin ekonomik! Mendoni për investitorët që mund t’i trembim!
Në këtë fe, ligji mjedisor është i negociueshëm; vetëm interesat e një miliarderi nuk janë.
Kemi arritur në një pikë ku “zhvillim ” do të thotë të japësh çdo gjë që kërkon një lobist.
Edhe e gjithë kjo bëhet e mundur nga treshja e Shenjtë: Paratë, Marrëdhëniet me Publikun dhe Amnezia.
Paratë mbërrijnë të parat: flitet miliarda në investime të planifikuara pa procedurë, disa prej të cilave nga fonde të huaja dhe mjete të errëta. Letrat përzihen. Statutet jepen. Projekti bëhet në heshtje pasi është statusi i investitorit “shumë i rëndësishëm” nuk mund të shqetësohet me transparencë .
Pastaj makineria e marrëdhënieve me publikun fillon punon. Fjalë si “eko-resort”, “luks i qëndrueshëm”, “turizëm rigjenerues”, “jetesë ideale” dalin nga njoftimet për shtyp. Imazhet janë të patëmeta: pamje ajrore të ujit të pastër, paraqitje dixhitale të vilave të ulëta që supozohet se “përzihen me peizazhin” që në realitet po e zhdukin. Një marinë përshkruhet si një mënyrë për të “lidhur njerëzit me detin”, sikur njerëzit që kanë jetuar pranë atij deti për breza të tërë të mos ishin tashmë të lidhur edhe pa një marinë vip.
Përbërësi i fundit është amnezia. Historia zhduket. Kategoritë ligjore turbullohen. Një ish-ishull ushtarak dhe një park i mbrojtur paraqiten sikur të kenë dalë nga oqeani posaçërisht që një dinasti politike të mund t’i “riimagjinojë” ato.
Kini pak respekt për veten!
Nuk detyroheni të duartrokisni një grua për “zbulimin” e ishullit tuaj nga kuverta e jahtit.
Nuk jeni të detyruar të pranoni që shkatërrimi i habitateve me buldozer bëhet i virtytshëm në momentin që dikush shton fjalën “eko” në broshurë.
Ju lejohet ta quani këtë ashtu siç që është: një grabitje toke në paketim aspirues; dëm ekologjik i përshtatur si rritje ekonomike; një lojë e zhveshur pushteti e veshur si fat.
Ju duhet të dëgjoni njerëzit – protestuesit, avokatët e mjedisit, komunitetet që do të jetojnë me pluhurin, zhurmën, vijën bregdetare të ndryshuar – dhe të vendosni se realiteti i tyre mbart më shumë peshë sesa interesat e një dinastie politike .
Gabimisht jeni trajnuar ta quani këtë progres, apo sapo të dëgjoni fjalën “investim” të supozoni gabimisht “të mirën publike”. Po ashtu gabimisht trajtoni këdo që reziston si të prapambetur, provincial, apo të paarsyeshëm.
Jo ! Ju nuk jeni provincial për t’i rezistuar shndërrimit të një vije bregdetare në mjet investimi të dikujt. Ju nuk jeni të paarsyeshëm që këmbëngulni se “zonë e mbrojtur” duhet të ketë ende një kuptim edhe kur kjo është e papërshtatshme për një miliarder.
Monica Andreasen
PS. Kur Ivanka Trump zbulon Sazanin edhe ne e quajmë këtë vizionare , problemi nuk është ajo por gatishmëria jonë për t’u gjunjëzuar !

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.