☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,580 ▲0.78%
DOW 46,670 ▲0.71%
NASDAQ 21,835 ▲1.13%
NAFTA 100.14 ▼1.22%
ARI 4,764 ▲1.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,477 ▲ +2.56% ETH $2,128 ▲ +3.39% XRP $1.3523 ▲ +2.43% SOL $83.1100 ▲ +2.63%
S&P 500 6,580 ▲0.78 % DOW 46,670 ▲0.71 % NASDAQ 21,835 ▲1.13 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,764 ▲1.82 % S&P 500 6,580 ▲0.78 % DOW 46,670 ▲0.71 % NASDAQ 21,835 ▲1.13 % NAFTA 100.14 ▼1.22 % ARI 4,764 ▲1.82 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zbulohet një laborator droge në Fier, 8 të arrestuar

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Llampa”, ku është zbuluar një laborator droge, i cili shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa janë vënë në pranga edhe 8 persona.

Policia e Komisariatit Fier  ka marrë informacion se në një banesë private tre katëshe në pronësi të shtetasit Piro Bare në lagjen “Kastriot”, mund të zhvillohej veprimtari e paligjshme në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Policia bëri të mundur kapjen ne flagrancë të 8 personave, mes tyre edhe dy femra, të cilët gjendeshin në ambientet e banesës tre katërshe.

Të arrestuarit janë Hiqmet Borova, 50 vjeç, banues në lagjen Liri Fier; Fisnik Gorani, 27 vjeç, banues në fshatin Hoxharë, Fier; Pajtim Muka, 53 vjeç, banues në lagjen Mbrostar Ferko Fier; Florenco Cera, 24 vjeç, banues në lagjen Çelepias Berat; Erald Buzi, 27 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier; Klaudjo Borova, 27 vjeç, banues ne lagjen Liri Gero Fier; Rozana Borova, 37 vjeçe, banuese në lagjen Liri Gero Fier; Selvie Muka, 52 vjeçe, banuese në lagjen Mbrostar Ferko Fier.

Policia ndaloi gjithashtu edhe dy punonjës të OSHEE për moskallëzim krimi, Alesio Hajderaj, me detyrë lexues i matësit të energjisë elektrike në ndërmarrjen OSHEE, Fier përgjegjës për lagjen Kastriot, si dhe Ylli Kostandini me detyrë përgjegjës grupi elektriçistësh në ndërmarrjen OSHEE Fier.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u konstatuan se në 6 dhoma me siperfaqe prej 220 metra katror, u gjetën të kultivuara 2784 bimë cannabiss sativa me lartësi që varjon nga 30 deri 80 cm. U gjetën 2820 kubik ku në shumicën prej tyre kishin mbirë fidane të dyshuar si bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu u gjetën edhe 167 bimë në proces tharjeje.

Po në vijim të këtij operacioni, policia arrestoi shtetasin Sokol Memushaj. Ky shtetas u arrestua për arsye se në oborrin e banesës së tij të ndodhur në fshatin Frakull e Madhe, Fier, kishte mbjellë 16 bimë kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën në cilësinë e provës materiale 5091 fara bime kanabis dhe një sasi prej 50 gr lëndë narkotike e dyshuar  kanabis.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.