☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 25 June 2026
S&P 500 7,358 ▼0.1%
DOW 51,849 ▲0.35%
NASDAQ 25,477 ▼0.43%
NAFTA 69.91 ▼0.61%
ARI 4,009 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $60,900 ▼ -2.66% ETH $1,617 ▼ -2.77% XRP $1.0711 ▼ -3.32% SOL $67.9000 ▼ -2.23%
S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.91 ▼0.61 % ARI 4,009 ▲0 % S&P 500 7,358 ▼0.1 % DOW 51,849 ▲0.35 % NASDAQ 25,477 ▼0.43 % NAFTA 69.91 ▼0.61 % ARI 4,009 ▲0 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
25 Jun 2026
Breaking
Bota

Zelensky kërkon presion mbi Moskën pas valës së sulmeve ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për më shumë presion mbi Moskën, pasi disa persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një valë sulmesh ruse në të gjithë vendin.

Zelensky tha sot se “shkalla e sulmeve tregon fuqimisht se Rusia nuk ka ndërmend ta përfundojë vërtet këtë luftë”.

Një seri sulmesh ajrore ruse gjatë natës u pasuan nga sulme me dronë gjatë ditës, përfshirë qendrën historike të qytetit perëndimor të Lvivit.

Kryebashkiaku Andrii Sadovyi tha se 26 persona po trajtohen në spitale pas sulmeve me dronë rusë.

Ai raportoi sulme në disa pjesë të qytetit, duke vënë në dukje se një ndërtesë banimi u godit dy herë.

Qyteti i vjetër i Lvivit është një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe u shtua në listën e vendeve të rrezikuara në vitin 2023 për shkak të pushtimit rus, i cili ka vazhduar për më shumë se katër vjet.

Zelensky tha se një zjarr shpërtheu në Kishën e Shën Andreas, historia e së cilës daton që nga fillimi i shekullit XVII.

”Dy persona u vranë në një sulm në qendër të Ivano-Frankivskut”, shkroi guvernatorja Svitlana Onishchuk në Telegram.

Katër të tjerë u plagosën, përfshirë një fëmijë, ndërsa një sulm i veçantë në Vinnytsia la një të vdekur dhe 13 të plagosur sipas Guvernatores Nataliya Zabolotna.

”Sulmet e fundit erdhën pasi sulmet ajrore ruse gjatë natës lanë katër persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në të gjithë vendin”, tha Zelensky.

”Rusia vazhdon të synojë furnizimin me energji të Ukrainës”, shtoi ai./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.