☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 86.82 ▲2.88%
ARI 4,528 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,033 ▲ +11.17% ETH $2,294 ▲ +18.61% XRP $1.1930 ▲ +18.05% SOL $87.2700 ▲ +11.51%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.82 ▲2.88 % ARI 4,528 ▼0.38 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 86.82 ▲2.88 % ARI 4,528 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Opinion

Kurban-politika që dëmton shtetin

Nga Ylli Manjani

Nëse do të ndryshojë ndonjëherë realisht marrëdhënia mes drejtësisë dhe politikës, pika e parë duhet të jetë kjo: politika nuk duhet të pastrohet me vendim gjykate.

Në demokraci gjykata dënon fajin penal, jo politikanin. Ajo mund të kufizojë lirinë e individit fajtor, por jo të zëvendësojë votën. Të drejtën për të qenë në politikë duhet ta heqë vetëm votuesi, jo gjyqtari me vendim.

Doni ndarje pushtetesh? Ja ku është:
gjykata të merret me krimin, ndërsa politika me zgjedhjet.

Doni respekt për votën?
Mos e ngatërroni elektoratin me trupën gjykuese.

Doni gjykata të çliruara nga presioni politik?
Atëherë hiqjani nga duart fuqinë për të vendosur kush hyn e kush del nga politika. Sepse në momentin që gjykata përcakton fatin politik të dikujt, politika futet brenda sallës së gjyqit dhe gjykata futet në betejën elektorale. Duam apo sduam politika hyn aty brenda, në sallë, në dosje e madje eehe në kokën e gjykatësve.

Teoria lëngaraqe sipas së cilës kundërshtarin që nuk e mund dot me votë, duhet ta mundësh me procese penale, duhet të marrë fund. Kjo nuk është demokraci, por neveri.

Nuk zëvendësohet politika me prokurorë. As politikani me kallëzues në prokurori.

Politikani qëndron në politikë për aq kohë sa votohet. Dhe nëse dikush pyet pse ai apo ajo vazhdon të jetë aty, përgjigjja duhet kërkuar tek qytetarët që e votojnë, jo tek gjykatësi që e gjykon.

Votuesi e di më mirë se kushdo tjetër pse e mban ose pse e largon një politikan. Kjo është logjika demokratike. Edhe me koston morale që votuesi zgjedh një të përfolur apo person në kërkim, përsëri ata që zgjedhin e dinë më mirë. Ndoshta të preferuarit e tyre janë më të sajdisur se politika dhe, kjo duhe të ngritje pikpyetje për vetë politikën.

Të tjerat janë përzierje të rrezikshme mes moralit, penalitetit dhe luftës politike. Reformat nuk mund të vijojnë ti ngatërrojnë punët e shtetit me të partive.

Beteja politike e partiake fitohet ose humbet në elektorat, jo në gjykatë.

Kjo është ndarje pushtetesh.
Kjo është ndarje e shtetit nga partitë dhe nga politika e kurbanit me politikanë të ndëshkuar.

Dhe gëzuar Bajramin!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.