☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,574 ▲0.69%
DOW 46,595 ▲0.55%
NASDAQ 21,814 ▲1.04%
NAFTA 100.24 ▼1.12%
ARI 4,771 ▲1.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,110 ▲ +0.4% ETH $2,130 ▲ +1.43% XRP $1.3484 ▲ +0.72% SOL $83.7900 ▲ +1.15%
S&P 500 6,574 ▲0.69 % DOW 46,595 ▲0.55 % NASDAQ 21,814 ▲1.04 % NAFTA 100.24 ▼1.12 % ARI 4,771 ▲1.98 % S&P 500 6,574 ▲0.69 % DOW 46,595 ▲0.55 % NASDAQ 21,814 ▲1.04 % NAFTA 100.24 ▼1.12 % ARI 4,771 ▲1.98 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Zero TVSH për kooperativat, agrobiznesi përshëndet vendimin e qeverisë

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) përshëndet vendimin e qeverisë që përjashton nga skema e TVSH-së Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, ose siç quhen ndryshe kooperativat bujqësore.

Sipas këtij vendimi, fermerët që do të bashkohen në Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor, nuk do të jenë pjesë e skemës së TVSH-së. Ndërkohë që deri më tani, fermerët individualë, ishin të përjashtuar nga deklarimi i TVSH-së deri në pragun 5 milionë lekë.

Ministria e Bujqësisë ka propozuar që kjo ngarkesë fiskale që kanë pasur deri më sot këto njësi, të hiqet, për të nxitur bashkimin e fermerëve. KASH thekson se, ky hap do të nxisë bashkëpunimin e fermerëve dhe do t’i japë një impuls të ri rritjes së prodhimit bujqësor vendas.

“Lehtësimi i politikës fiskale në sektorin rural, vjen në sinkron me lehtësimin e aplikimit me 0 dokumente për skemat kombëtare të mbështetjes financiare dhe lancimin e fondeve të programit IPARD II me vlerë 94 milionë euro për sektorin rural shqiptar, të cilat konsiderohen për herë të parë si mbështetja më e madhe që i adresohet bujqësisë”, citon deklarata e KASH-it.

Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor mund të krijohen minimalisht me 7 anëtarë, për kryerjen e aktivitetit në prodhim dhe në shitje.

Sot në vendin tonë funksionojnë 25 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor dhe xhiroja vjetore totale llogaritet në rreth 25 milion lekë. Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të qeverisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.