Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 95.41 ▼0.15%
ARI 4,662 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,506 ▲ +1.7% ETH $2,147 ▲ +0.82% XRP $1.4460 ▲ +0.35% SOL $89.4200 ▲ +1.65%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.41 ▼0.15 % ARI 4,662 ▲1.22 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.41 ▼0.15 % ARI 4,662 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet në Kavajë, dorëhiqet nga kandidimi Silvana Daja

Silvana Daja, një ndër kandidatet e PS për Bashkinë e Kavajës, në mënyrë të papritur ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme nga kandidimi i saj në postin e kryebashkiakes së qytetit.

Nëpërmjet një deklarate zonja Daja, jep edhe arsyet e vendimit të saj për tërheqjen nga kandidimi. “Zhurma e ngritur, kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim, duke sulmuar bashkëshortin tim, i cili për mua vlen më shumë se një karrige”, thotë në deklaratën e saj, Silvana Daja, raporton Newsbomb.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Gentian Daja, kryetar i PS së Kavajës, dha dorëheqjen nga detyra e tij politike, për shkak të kandidimit të bashkëshortes për postin e kryebashkiakes së Kavajës. Ndërkohë, në Asamblenë e nesërme të PS, do të diskutohet dhe kjo çështje, dhe socialistët, do të nxjerrin edhe kandidaturën zyrtare për bashkinë e Kavajës.

Deklarata e plotë e Silvana Dajës:

Miq, gjatë ditëve të fundit kam parë tymnajën e madhe të krijuar mbi kandidimin tim së pozicionin e Kryetares se Bashkisë së Kavajës, qyteti ku kam lindur, ku kam ndërtuar familjen dhe ku do kaloj jetën. Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do doja të jepja më të mirën nga vetja në këtë proces, zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige.

Ndaj, nisur nga molla e sherrit, që Kavaja e vogël por e bukur ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dorë nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë mos jem bllokuese e fateve të askujt.

Një falenderim për gjithë qytetarët të cilët pavarësisht kohës së shkurtër, më kanë mbështetur dhe kanë qënë të gatshëm të bëjnë këtë udhëtim me mua. Gjithashtu falenderoj çdo socialist dhe socialiste që ka qënë përkrahës i emrit tim.

Zotohem se si qytetare do kontribuoj për kryetarin e rradhës sepse dua me shpirt që Kavajën ta shoh vetëm në ditë të mira.

Me respekt SILVA DAJA

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.