☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.29 ▲0.19%
ARI 4,487 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,064 ▼ -1.36% ETH $1,878 ▼ -1.93% XRP $1.0151 ▼ -1.47% SOL $76.0400 ▼ -0.73%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.29 ▲0.19 % ARI 4,487 ▲1.53 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.29 ▲0.19 % ARI 4,487 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet në PD, Salianji publikon fotot ku shkruhet emri i tij: Demokratët po reagojnë ndaj uzurpimit. Berisha: Përfaqësuesit e krimi s’kanë vend në parti

Procesi i votimit në Partinë Demokratike është shoqëruar me një përplasje në distancë mes ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Ervin Salianji, një nga figurat e përjashtuara nga gara për kreun e partisë, ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe mesazhe që, sipas tij, i janë dërguar nga demokratë të ndryshëm gjatë procesit të votimit. Në disa prej tyre, pretendohet se në fletën e votimit është shënuar emri i tij, megjithëse në garë figuron vetëm emri i Sali Berishës.

Në reagimin e tij, Salianji falenderoi mbështetësit dhe e cilësoi procesin zgjedhor si të manipuluar dhe të papranueshëm. Salianji shton se sipas tij demokratët po reagojnë ndaj “farsës së uzurpimit të partisë”.

“Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij. Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durrës e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletës së votimit!

Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale.Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet. Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale! Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve”, shkruan Salianji.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga mediat pas votimit, u shpreh se “përfaqësuesit e botës së krimit nuk do kenë kurrë vend në këtë parti”.

“Unë besoj se përpjekjet e një përfaqësuesi të botës së krimit nuk mund ta përlyejnë këtë proces më demokratik në Shqipëri. Përfaqësuesit e botës së krimit nuk do kenë kurrë vend në këtë parti dhe kjo është ndarja me botën e krimit, kjo është ndarje për jetë a vdekje. Askush nuk mund të mendojë të konsiderojë fuqi në këtë parti për fuqinë e krimit,” u shpreh Berisha.

Partia Demokratike prej orës 08:00 po zhvillon procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha. Për shkak të mungesës së garës, votimi po konsiderohet si një votëbesim brenda partisë, ku anëtarët do të shprehen nëse janë dakord që Berisha të vijojë të drejtojë PD-në.

Pas mbylljes së votimit, në çdo degë ku është zhvilluar procesi do të nisë menjëherë numërimi i fletëve të votimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.