⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,068 ▲ +0.52% ETH $2,501 ▲ +0.3% XRP $1.3932 ▼ -0.84% SOL $109.4700 ▼ -0.35%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Spasovski: LSDM duhet të analizojë arsyet e rënies së besimit tek qytetarët

Deputeti dhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, vlerëson se Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë duhet sinqerisht dhe në mënyrë të thelluar t’i analizojë arsyet e rënies së besimit te qytetarët, nëse dëshiron ta rikthejë mbështetjen e tyre.

Në paraqitjen e tij në 4TV, Spasovski bëri një analizë kritike të shtatë viteve të qeverisjes së partisë.

Ai theksoi se në rezultatin zgjedhor kanë ndikuar disa faktorë – nga politika kontestuese kadrovike, deri te pritjet e paplotësuara për drejtësi dhe reforma në sistemin gjyqësor.

“Dikush do të thotë se faktor ishte partneri i koalicionit (BDI), dhe kjo është e vërtetë. Por, mendoj se edhe ne vetë – përmes politikës kadrovike dhe disa vendimeve që u morën – ndikuam në këtë rezultat. Më së shumti mungoi drejtësia, reforma më e madhe në sistemin gjyqësor dhe një mënyrë tjetër funksionimi. Qytetarët e prisnin këtë pas rrëzimit të regjimit të mëparshëm, ndërsa pritjet e mëdha gjithmonë sjellin zhgënjime të mëdha”, deklaroi Spasovski.

Ai kritikoi edhe të gjithë sistemin politik në vend, duke vlerësuar se të gjitha partitë përballen me problemin e klientelizmit, i cili sjell përfitime afatshkurtra politike, por afatgjatë krijon dëme të mëdha për shtetin.

Sipas Spasovskit, partitë shpesh fokusohen në zgjidhjen e interesave individuale, punësime dhe ndarjen e funksioneve, ndërsa shumica e qytetarëve presin zgjidhje sistemore dhe institucione funksionale.

“Shteti nuk guxon të orientohet drejt përmbushjes së interesave të individëve. Shumica e qytetarëve presin politika të mëdha për të mirën e shtetit – sistem të fortë, drejtësi funksionale, mjedis të shëndetshëm jetësor, ajër të pastër dhe forcim të kapaciteteve demokratike të institucioneve. Sistemi më në fund duhet të vihet në funksion të popullit, e jo të partive”, porositi ai.

Si një nga problemet kyçe, Spasovski e veçoi mënyrën e të menduarit dhe qasjen ndaj ndryshimeve shoqërore.

“Reforma duhet të jetë së pari reformë e mendjes, reformë e mënyrës sonë të të menduarit. Ne shpesh krahasohemi me Gjermaninë, Suedinë apo Norvegjinë. Por atje qytetarët ndërtohen si karaktere me norma të larta morale dhe etike, prandaj ajo që është e shkruar në ligjet e tyre është vetëm produkt natyror i moralit të tyre. Tek ne situata është e kundërt – ne duam përmes teksteve ligjore t’ia imponojmë moralin dhe etikën kombit. Kjo thjesht nuk është e mundur”, tha Spasovski.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.