Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 23 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021
₿ CRYPTO
BTC $74,808 ▼ -3.24% ETH $2,034 ▼ -4.19% XRP $1.3244 ▼ -2.63% SOL $82.3700 ▼ -5.29%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021
23 May 2026
Breaking
Politika

A ka përfituar para në këmbim të VKM-ve të Berishës? Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin (Dokumenti)

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili po gjykohet në GJKKO për dosjen ‘Partizani’, duket se do të ketë telashe të reja me drejtësinë. Kjo lidhur me një dosje të re korrupsioni për të cilën SPAK mund të vihet në lëvizje. Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar në rrjetin social dokumentin që e lidh Jamarbër Malltezin me kompaninë “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”.

“Çfarë e lidh dhëndrin zëhollë me kompaninë ‘Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshem’ dhe a ka marrë para në këmbim të VKM-ve të vjehrrit? Një dosje e re korrupsioni drejt SPAK-ut. Thonë se si t’a provosh një herë burgun mandej të bëhet rrugë!”, shkruan gazetari Doçi, teksa publikon dokumentin e mëposhtëm.

Dokument/ Dosje e re korrupsioni për Jamarbër Malltezin; A ka
Dokumenti i vitit 2008 hedh dritë mbi lidhjet e Jamarbër Malltezit me shoqërinë “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm” (Environment and Sustainable Development – ESD).

Në aktin e themelimit të shoqërisë, të hartuar më 7 tetor 2008 në Tiranë, rezulton se ndër ortakët themelues është edhe Jamarbër Malltezi, së bashku me Ardian Shehun dhe Lirim Selfon. Dokumenti është depozituar pranë zyrës noteriale dhe parashikon krijimin e kompanisë “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm” sh.p.k., me inicialet ESD.

Më 7 tetor 2008, dhjetë ditë para se Sali Berisha të firmoste vendimin për lejen e ndërtimit të hidrocentralit “Ashta”, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi krijoi firmën fantazmë “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshëm” sh.p.k., me objekt studimet mjedisore për ndërtimin e veprave publike.

Pra, dhëndri Malltezi e krijoi kompaninë 10 ditë para se vjehrri kryeministër, Sali Berisha, të firmoste vendimin për lejen e hidrocentralit të Ashtës, fakt që provon se çdo projekti publik ata i paraprinin me skema për përfitime personale.

Sipas dosjes së BKH-së, dhëndri Jamarbër Malltezi ka ndikuar nëpërmjet pushtetit të vjehrrit për të përfituar miliona lekë nga kompania koncesionare austriake “Energji Ashta”, duke ia zhvatur nëpërmjet letrave fiktive me kompaninë e tij “Mjedisi dhe Zhvillimi i Qendrueshëm” sh.p.k.

Në dosjen penale provohet fakti që Jamarbër Malltezi, menjëherë pas miratimit të lejes nga Sali Berisha, ka përfituar nga kompania austriake “Energji Ashta-Bushat” 81 milionë lekë të gjetura në dokumenta, ndërsa faktikisht ka përfituar 310 milionë lekë për gjoja studime mjedisore dhe ka marrë 400 milionë lekë ryshfet për ndërhyrje te Enti Rregullator i Energjisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.