Kronika

Zgjedhjet vendore, Lleshaj: Askush nuk mund të cenojë procesin

“Ditën e zgjedhjeve, më 30 qershor, askush nuk duhet të ketë të drejtë, mundësi apo shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit”, deklaroi ministri i Brendshëm Sandër Lleshja gjatë takimit të zhvilluar sot me anëtarët e Task Forcës Qendrore, Prefektët, Drejtorët e Policive Vendore, Drejtorët e Kufirit dhe përfaqësues nga Task Forcat Vendore lidhur me masat dhe ecurinë e luftës kundër kultivimit të kanabisit.

“Vendi është pothuajse i futur në fushatë, të gjitha agjencitë ligjzbatuese kanë detyra dhe përgjegjësi për një proces zgjedhor sikur e kërkon ligji në fuqi. Zhvillimi i zgjedhjeve në prag të vendimmarrjeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen europiane të vendit u jep atyre një rëndësi shumë të veçantë sikurse edhe për shkak të kontekstit politik i cili karakterizohet për shkak të një polariteti dhe përpjekje për të krijuar vështirësi për zhvillimin e procesit.  Të gjitha strukturat, sidomos prefektët të vihen në krye të procesit të koordinimit të institucioneve vendore dhe atyre qendrore që janë të përfaqësuara në nivelin lokale me qëllim që të ofrohen të gjitha mundësitë që qytetarët të kenë mundësi të shprehin të drejtën për të votuar”, deklaroi ministri.

Përgjegjësi, tha ai, ka edhe policia, që duhet të krijojë mjedis të sigurt, që zgjedhjet të realizohen në mjedis të sigurt dhe që të realizohet kjo çdo drejtues i policisë duhet të jetë i angazhuar dhe i motivuar që procesi të zhvillohet si duhet.

Sipas tij, roli i policia është jashtë palëve dhe përtej palëve, nuk ka asnjë peshë apo përgjegjësi për t’u angazhuar politikisht.

Lleshja theksoi se askush nuk mund të cenojë procesin zgjedhor pasi është një e drejtë e qytetarëve.

Gjatë këtij takimi, ministri u ndal edhe në luftën kundër kanabisit, duke deklaruar se puna e policisë do të matet rezultate konkrete. “Çdo fidan që kapet në Shqipëri deri në 15 qershor është meritë e juaja, drejtuesve të policisë, çfarë kapet pas 15 qershorit, është përgjegjësi e secilit prej jush e drejtpërdrejtë. Kjo datë ndanë përgjegjësinë dhe në funksion të kësaj detyre duhet të organizohet puna në nivel vendor dhe qendror”, tha Lleshaj.

Përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, ministri Lleshaj kërkoi angazhimin e të gjitha strukturave për të thelluar punën që vendi të plotësojë të gjitha parametrat e sigurisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button