☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 98.08 ▲2.74%
ARI 4,824 ▼1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,028 ▼ -4.09% ETH $2,190 ▼ -5.65% XRP $1.4625 ▼ -3.97% SOL $90.3000 ▼ -4.71%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 98.08 ▲2.74 % ARI 4,824 ▼1.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Zhbogar: Themelimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndalet

Gjykata Speciale do të themelohet, qoftë përmes Kuvendit të Kosovës apo Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

zhbogar-themelimi-i-gjykat-euml-s-speciale-nuk-mund-t-euml-ndalet_hdKëtë porosi e la sot Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një konferencë rreth themelimit të kësaj gjykate e cila si qëllim të vetëm e ka hetimin dhe gjykimin e dyshimeve për krime të kryera nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).

“Sa po dëgjoj nga miqtë, themelimi i Gjykatës Speciale nuk mund të ndalohet… Mos themelimi i gjykatës do të ishte dëmi më i madh dhe nga kjo do të kisha frikë më së shumti”, u shpreh Zhbogar në konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Politike e Juridike në Prishtinë.

Ai e pranoi se njerëzit në Kosovë janë skeptikë rreth punës së kësaj gjykate, ideja për themelimin e së cilës lindi pas një raporti që senatori zviceran Dick Marty e dorëzoi në Këshillin e Evropës, e në të cilin bëhej fjalë për përfshirje të krerëve të ish UÇK-së në krime ndaj civilëve serbë.

Zhbogar thotë se tani është koha që Kosova “ta largojë këtë re të zezë”.

“Gjykata nuk do ta dëmtojë imazhin e Kosovës por do ta pastrojë atë… Kur flasim për raportin e Martyt apo dyshimet për krime të luftës, kjo ka të bëjë me dyshimet për krime të disa individëve. Tash ka ardhur koha që këto akuza t’ia hedhim individëve e jo Kosovës”, u shpreh Zhbogar.

Sipas tij, procesi i themelimit të gjykatës duhet të jetë kredibil, i paanshëm dhe ta shpalosë të vërtetën për akuzat e shfaqura.

Dhe pas themelimit të gjykatës, Zhbogar beson se Kosova do të mund ta nisë një proces të ri i cili “do të kishte ndikim në marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë”.

Por për analistin Dukagjin Goranin, është e pamjaftueshme të thuhet vetëm se “gjykata duhet të themelohet.

“Asgjë nuk dihet për këtë gjykatë, vetëm dihet se ajo do të themelohet. Kjo krijon paqartësi”, u shpreh Gorani.

Por edhe ambasadori i Holandës, Robert Bosch, thotë se procesi i themelimit të kësaj gjykate është i pandalshëm.

“Nëse dikush nuk ka çka të fshehë, atëherë nuk mund të jetë kundër kësaj gjykate”, tha ai.

Shteti që përfaqëson Bosch, Holanda, pritet të jetë selia e kësaj gjykate, por diplomati thotë se kjo gjë nuk është vendosur ende.

“Holanda nuk është e përfshirë tash për tash sepse ky është proces evropian. Vetëm kur të kompletohet procesi atëherë mund të jemi aty ne”, tha Robert Bosch.

Ndërsa deputetja e Kuvendit të Kosovës nga LDK, Teuta Sahatqija, tha se institucionet e shtetit të Kosovës duhet të jenë në gjendje të ballafaqohen me sfida të tilla, siç është ajo e themelimit të Gjykatës Speciale.

Ajo la të kuptohet se pret që kompetencat e kësaj gjykate t’i përfshijnë edhe hetimin e gjykimin e vrasjeve të disa zyrtarëve të LDK-së pas luftës.

“Sa i përket LDK-së qe unë e përfaqësoj, mjafton të përmendën atentatet dhe vrasjet dhe kjo tregon që kjo periudhë duhet të trajtohet seriozisht”, tha Sahatqija.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.