☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 101.87 ▼0.98%
ARI 4,601 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,660 ▼ -1.45% ETH $2,037 ▼ -1.14% XRP $1.3138 ▼ -3.33% SOL $82.1500 ▼ -2.63%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.87 ▼0.98 % ARI 4,601 ▲0.96 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 101.87 ▼0.98 % ARI 4,601 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Zhupa: Dhënia e Butrintit me koncesion e paprecedentë

Deputetja e PD-së Ina Zhupa e ka konsideruar dhënien e Butrintit me koncesion si të paprecedentë në historinë botërore të trashëgimisë kulturore.

Në një konferencë për mediet në Kryesinë e Kuvendit, Zhupa u shpreh se “në agjendën parlamentare ka ardhur dhënia me koncesion e Butrintit, pasurisë kombëtare. Dhënia e Butrintit tek një fondacion i cili thuhet që është lidhur me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, por për ne është një akt i paprecedentë ku pasuria kombëtare merret dhe tjetërsohet si e pa parë ndonjëherë në historinë e botës në trashëgiminë kulturore të mbrojtur nga UNESCO”, tha ajo.

Zhupa shton se “rruga për dhënien me koncesion është hapur me ligjin për Trashëgiminë Kulturore të viti 2018 të ndryshuar me asistencën e AADF-së.

“Në vitin 2018 u ndryshua ligji dhe konkretisht neni 171 dhe 172 të ligjit i japin mundësi që pasuria kombëtare publike, trashëgimia kulturore t’i jepet privatit. Këto janë nene që bien në kundërshtim me Konventën e Parisit ku Shqipëria është pjesë. Pra ky ligj është antikushtetuese sepse Kushtetuta vetë detyron në nenin 5 të saj që Republika e Shqipërisë të zbatoje të drejtën Ndërkombëtare. Dhe në nenin 161 të saj thotë se në hierarkinë juridike marrëveshjet ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të vendit”, u shpreh deputetja e PD-së.

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, diskutoi sot projektligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.