🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,440 ▲1.52%
DOW 45,729 ▲1.13%
NASDAQ 21,215 ▲2.02%
NAFTA 104.60 ▲1.67%
ARI 4,641 ▲1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▼ -0.75% ETH $2,059 ▼ -0.37% XRP $1.3171 ▼ -1.83% SOL $81.0400 ▼ -3.71%
S&P 500 6,440 ▲1.52 % DOW 45,729 ▲1.13 % NASDAQ 21,215 ▲2.02 % NAFTA 104.60 ▲1.67 % ARI 4,641 ▲1.83 % S&P 500 6,440 ▲1.52 % DOW 45,729 ▲1.13 % NASDAQ 21,215 ▲2.02 % NAFTA 104.60 ▲1.67 % ARI 4,641 ▲1.83 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Zhvillohet ceremonia zyrtare e ndërrimit të Komandës së KFOR-it

01.09.2014-Takim-me-KFOR_51-554x350Në Prishtinë në kampin Film City zhvillohet sot ceremonia zyrtare e ndërrimit të Komandës së Forcës së Kosovës, KFOR, ku detyrën e komandantit e merr Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, nga Gjeneral Major Salvatore Farina.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në 1 shtator, në një pritje për komandantët vlerësoi angazhimin e gjeneralit Farina dhe i uroi mirëseardhjen komandantit të ri të KFOR-it, Gjeneralit Figliuolo.
Ajo tha se forca paqeruajtëse KFOR në vazhdimësi ka luajtur një rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë dhe për stabilitetin edhe të rajonit të Ballkanit.
Ministri Agim Çeku, në emër të Ministrisë dhe FSK-së i dha gjeneral major Salvatore Farina, medaljen “Shërbim i Shquar”, me motivacion: “Për mbështetjen e jashtëzakonshme gjatë shërbimit si komandant i KFOR-it në Prishtinë. Vizioni strategjik, lidershipi dhe përkushtimi i tij ishin thelbësorë në ndihmën e ofruar Forcës së Sigurisë së Kosovës në zhvillimin e kapaciteteve të saj”.
Para një viti, në 6 shtator, Gjenerali italian Farina mori përgjegjësinë e komandantit të Forcës së NATO-s në Kosovë nga komandanti i deriatëhershëm, Gjeneral Majori gjerman Volker Halbauer, në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it në Prishtinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.