☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 04 September 2026
S&P 500 7,748 ▲1.06%
DOW 53,686 ▲1.18%
NASDAQ 26,584 ▲1.4%
NAFTA 90.87 ▼0.47%
ARI 4,524 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
₿ CRYPTO
BTC $81,118 ▲ +4.18% ETH $2,532 ▲ +5.31% XRP $1.4562 ▲ +6.42% SOL $104.2800 ▲ +3.61%
S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 90.87 ▼0.47 % ARI 4,524 ▼0.35 % S&P 500 7,748 ▲1.06 % DOW 53,686 ▲1.18 % NASDAQ 26,584 ▲1.4 % NAFTA 90.87 ▼0.47 % ARI 4,524 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8596 EUR/CHF 0.9393 EUR/ALL 92.1175 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3406 EUR/TRY 56.2727 EUR/JPY 181.31 EUR/CAD 1.6030
04 Sep 2026
Breaking
Kronika

Zjarri në Kalivaç dhe Zimaj drejt shuarjes, rreth 200 hektarë të djegura

Situata e zjarrit në fshatrat Kalivaç dhe Zimaj, në Njësinë Administrative Ungrej, paraqitet më e qetë mëngjesin e sotëm (4 shtator), pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, ushtrisë dhe shërbimeve të tjera të angazhuara në terren.

Sipas raportimeve nga terreni, një prej vatrave të mëdha aktive është shuar, ndërsa në disa pika vijon të ketë tym dhe vatra të vogla që vijojnë të digjen. Pavarësisht përmirësimit të situatës, mbetet rreziku i riaktivizimit të vatrave, ndaj ekipet në terren vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet për izolimin e tyre.

Nga vlerësimet paraprake të autoriteteve, zjarri dyshohet se ka përshkuar rreth 200 hektarë sipërfaqe në dy fshatrat. Ndërkohë, kanë nisur verifikimet për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga flakët. Në operacion janë angazhuar forca të shumta nga shërbimet zjarrfikëse, ushtria, shërbimi pyjor, njësia administrative dhe strukturat e Bashkisë Lezhë, si dhe vullnetarë.

Në terren ndodhen aktualisht 2 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Lezhë me 12 efektivë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar 3 mjete zjarrfikëse dhe 21 efektivë. Pjesë e operacionit janë edhe 90 forca të ushtrisë, 8 punonjës të shërbimit pyjor, 6 efektivë të Njësisë Administrative, 3 forca të strukturave të Bashkisë Lezhë dhe 12 vullnetarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.