☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.83 ▼3.16%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,424 ▲ +0.73% ETH $2,294 ▲ +1.14% XRP $1.2539 ▲ +0.14% SOL $95.0400 ▼ -0.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja në Mirditë/ Autorët u larguan nga Rruga e Kombit, dikush i ndihmoi për t’i ikur policisë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur dje në fshatin Ndërfushas, Mirditë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Viktor Bardhi.

Burime për gazetarin e Klan News Martin Marku, bëjnë me dije se autorët e përfshirë në ngjarje, dyshohet të kenë përdorur nënkalimin e ‘Rrugës së Kombit’ për tu arratisur, fare pranë vendit ku u krye dhe ekzekutimi.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në pikat hyrëse dhe dalëse të Rrëshenit, nuk është evidentuar asnjë gjurmë e automjetit të autorëve, i cili u gjet i djegur rreth 20 minuta pas ngjarjes në fshatin Monaz. Më pas, ekzekutorët dyshohet të jenë ndihmuar nga të tjera persona që i kanë pritur me automjet për të humbur gjurmët nga policia.

Dyshimet janë se Viktor Bardhi është viktima e radhës e sagës së hakmarrjeve mes fisit Bardhi dhe një tjetër fisi në zonë. Zanafilla nis që prej vitit 2016 me vrasjen e Saimir Jakut. Pas tij janë ekzekutuar nëntë persona të tjerë nga të dy palët. Viktor Bardhi iu ekzekutua vëllai Martin Bardhi në vitin 2023 në lokalin e tij në Mirditë, një muaj pasi kishte dalë nga burgu. Martin Bardhi akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë ndaj S. R.

Ndërkohë në janar të vitit 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan dhe nipin, Kristian Bardhi alias Marku në aktin Fier – Vlorë. Këto ngjarje vijojnë të jenë ende të pazbardhura. Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, njoftoi dje shoqërimin e një personi në komisariat. Ende nuk ka të dhëna për lidhjen e këtij personi me ngjarjen apo mbi dijeninë që ka mbi rastin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.