Kosova

Zyrtarët gjermanë: Nuk duam emigrantë nga Kosova dhe Shqipëria

Krahina gjermane Hessen, qendër bankare dhe e fuqive financiare, nuk dëshiron më që azilkërkuesit nga Kosova dhe Shqipëria të shpërndahen nëpër komuna.

Nga kjo krahinë kërkohet që procedurat për këta emigrantë të përshpejtohen dhe njerëzit sa më shpejt të kthehen në shtëpitë e tyre.

Këtë nëpërmes një deklarate e ka kërkuar ministri i Çështjeve Sociale të Hessenit, Stefan Gritner nga radhët e Unionit Kristian Demokrat të kancelares, Angela Merkel, e cila u gjend në kritikat e opozitës në këtë krahinë kryesisht nga radhët e liberalëve njoftojnë mediat gjermane.

Gritner theksoi se një numër i madh i azilkërkuesve nga Kosova dhe Shqipëria kanë rënduar situatën dhe se Hesen për shkak të pozicionit të tij gjeografik ka marrë një numër të madh të azilkërkuesve.

Siç transmeton KP, që nga janari deri në prill rreth 60 mijë emigrantë nga Kosova dhe Shqipëria kanë ardhur në Gjermani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button