Zyrtarët më të paguar në Shqipëri, nga 1 janari pagë 3 mln lekë (Lista)
Nga 1 janari i vitit 2019, pagat e njerëzve të drejtësisë shqiptare, të cilët kanë kaluar dhe që do të kalojnë me sukses sfidën e trefishtë të Vetingut, do të trefishohen.
Nëse aktualisht, paga mesatare për gjyqtarët dhe prokurorët është nga 100 deri në 130 mijë lekë në muaj, pas 1 janarit 2019, paga mesatare do të bëhet nga 280 deri në 380 mijë lekë në muaj, duke u bërë njerëzit më të paguar në Shqipëri, madje mbi Presidentin dhe kryeministrin.
Paga e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë do të rritet deri në 380 mijë lekë në muaj ose 3 333 USD në muaj. Rritje page do të përfitojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët janë konfirmuar në detyrë me një vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka marrë formë të prerë apo me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Hyrja në fuqi e pagave të reja për njerëzit e drejtësisë që kalojnë Vetingun parashikohet në pikën 6, të nenit 169 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pika 6 parashikon që magjistrati që ka kaluar procesin e rivlerësimit pas datës 1 janar 2019 gëzon të drejtën për të marrë diferencën mes pagës dhe përfitimeve të tjera, sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe pagës dhe përfitimeve të tjera, sipas parashikimeve të këtij ligji, brenda tre muajve nga vendimi i formës së prerë të rivlerësimit. Kjo pikë është lënë në fuqi edhe nga vendimi numër 35, datë 18.04.2017, i Gjykatës Kushtetuese.
Krahas gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar dhe do të kalojnë Vetingut, siç shkruan shqiptarja.com, paga të larta do të vijojnë të marrin edhe anëtarët e komisioneve të Vetingut.
Paga reale bruto e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit më të rëndësishëm të Vetingut, është zyrtarisht 395,376 lekë, ndërsa paga neto është 305.400 lekë në muaj.
Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj.
Gjyqtarët dhe prokurorët që përfitojnë rritje paga nga 1 janari
Arta Marku, Prokurore e Përgjithshme e përkohshme
Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese
Medi Bici, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë
Ardian Dvorani, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë
Marçela Shehu, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin
Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme
Manjola Xhaxho, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë
Fatjona Memçaj, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë
Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet
Vate Staka, prokuror në Prokurorinë e Shkodrës
Brikena Ukperaj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë
Dritan Hallunaj, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda
Besnik Muçi, prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda
Kostaq Beluri, Prokuroria e Përgjithshme
Ilir Toska, Gjykata e Apelit Tiranë
Arben Dollapaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit
Artur Malaj, Gjykata Administrative të Apelit
Gentian Osmani, Prokuroria e Krimeve të Rënda
Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj
Edmond Islamaj, gjyqtar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj
Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj
Gentjan Medja, Gjykata Administrative Shkalla e Parë, konfirmuar nga KPK, ankimur në Kolegj
Astrit Faqolli, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj
Antoneta Sevdari, Prokuroria e Tiranë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj
Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj
Pagat e anëtarët të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit
Genta Tafa (Bungo), kryetare, 395,376 lekë
Alma Faskaj, komisionere, 372,661 lekë
Brunilda Bekteshi, komisionere, 372,661 lekë
Etleda Çiftja, komisionere, 372,661 lekë
Firdes Shuli, komisionere, 372,661 lekë
Lulzim Hamitaj, komisioner, 372,661 lekë
Olsi Komici, komisioner, 372,661 lekë
Pamela Qirko, komisionere, 372,661 lekë
Roland Ilia, komisioner, 372,661 lekë
Suela Zhegu, komisionere, 372,661 lekë
Valbona Sanxhaktari, komisionere, 372,661 lekë
Xhensila Pine, komisionere, 372,661 lekë
Pagat e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit
Natasha Mulaj, 436.851 lekë
Albana Shtylla, 436.851 lekë
Ardian Hajdari, 436.851 lekë
Ina Rama, 436.851 lekë
Luan Daci, 436.851 lekë
Rezarta Schuetz, 436.851 lekë
Sokol Çomo, 436.851 lekë
Kategoritë që përfitojnë rritje page
Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar dhe që do të kalojnë Vetingun.
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme
Gjyqtarët e Gjykatave Speciale
Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (vijon zbatimi)
Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (vijojë zbatimi)