☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 10 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 86.07 ▲3.14%
ARI 5,203 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.07 ▲3.14 % ARI 5,203 ▼0.74 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 86.07 ▲3.14 % ARI 5,203 ▼0.74 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9027 EUR/ALL 95.7779 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 51.0733 EUR/JPY 183.29 EUR/CAD 1.5724
10 Mar 2026
Breaking
Breaking
Maqedonia

Zyrtarizohen ministrat e BDI-së. Zaev rizgjidhet në krye të LSDM-së

Bashkimi Demokratik për Integrim zyrtarizoi emrat e ministrave të tij në kabinetin qeveritar, të gjithë kuadro të përgatitur, sipas kreut të partisë Ali Ahmeti.
BDI-ja do të ketë dy zv.kryeministra në qeverinë e Zoran Zaevit, atë për Sistemin Politik dhe Marredhëniet mes Komuniteteve, si dhe zëvendeskryeministrin për Integrimin europian. Kjo parti do të marrë edhe Ministrinë e Drejtësisë, atë të Mjedisit dhe Ministrinë e Ekonomisë.
Megjithatë polemikat nuk kanë munguar dhe disa analistë vendas thonë se, pjesa më e madhe e emrave të propozuar kanë shërbyer në qeveritë e mëparshme me Nikola Gruevskin.

Lëvizja BESA, ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e kabinetit Zaev, ndonëse do ta mbështsë atë në Parlament.  Kurse Ziadin Sela kujtoi edhe njëherë se shqiptarët presin rezultate konkrete nga mbështetja që i dhanë Zaevit, duke nisur me Reformën në Drejtësi. Në Kongresin e 22-të të Partisë Social-Demokrate, Zaev premtoi para 700 delegatëve fundin e ndasive dhe reforma rrënjësore për vendin.

Ai u rizgjodh kryetar i partisë, vend për të cilin ishte edhe kandidati i vetëm. Në fjalimin e mbajtur në Kongres, Zaev theksoi se ka shumë punë përpara qeverisë së re, e nuk do të lejojë të përsëritet e keqja që VMRO-DPMNE-ja i bëri – sipas tij, – shtetit maqedonas.

Emrat e BDI-së

  1. Hazbi Lika, zv.kryeministër për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet midis komuniteteve;
  2. Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Bashkimin Europian (i Integrimit);
  3. Bilen Saliu, ministër i Drejtësisë;
  4. Sadulla Duraku, ministër i Ekologjisë;
  5. Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
  6. Ramiz Merko, ministër pa portofol.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.