Kosova

Sot mbahet Provimi i Maturës

Në Kosovë rreth 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen provimit të Maturës Shtetërore.

Nxënësit do të shpërndahen në 252 qendra të testimit, ndërsa për administrim të provimit të maturës janë angazhuar rreth 3 mijë mësues.

Kryetari i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës,Azem Guri, ka bërë të ditur se sivjet janë bërë disa ndryshime sa i përket organizimit të Provimit të Maturës Shtetërore.

“Administrimi do të jetë i njëjtë me vitin e kaluar, në klasa do të ketë deri në 18 nxënës, në çdo të 5- tën klasë do të ketë 1 administrues, në çdo objekt shkollor do të ketë deri në 2 Qendra të Testimit që nënkupton, që njëra qendër do të ketë prej 150- 180 maturantë. Këtë vit, në cilësi të monitoruesve në çdo komunë do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të MAShT” , tha Guri.

Provimi i Maturës fillon në orën 10.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button