Bota

Përplasje të tjera mes manifestuesve dhe policisë

ee683-660x311Një sulm i policisë së Hong Kongkut që synonte të shpërndante manifestuesit prodemokracisë bëri dje dhjetëra të palgosur mes protestuesve.

Policët, të pajisur me mjete antiprotestë, sulmuan manifestuesit, ku disa prej tyre u evakuan me barela, ndërsa të tjerë u kuruan për plagë në kokë, për thyerje dhe ënjtje, sipas gazetarëve në terren.

Në një komunikatë, policia konfirmoi se ka zhvilluar një aksion të vendosur duke përdorur një minimum të forcës për t’i shpërndarë që të evitonte një degradim të situatës.

Bëhet fjalë për mbrëmjen e katërt rrjesht që ka përplasje në ish-koloninë britanike, që po njihet me krizën politike më të rëndë që prej bashkimit me Kinën në vitin 1997.

Sipas mjekëve në terren të paktën katër persona kishin marrë plgë të rënda në kokë. Ndërkohë që të paktën 10 persona u kuruan për plagosje në këmbë, dorë dhe kokë në një spital aty pranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button