Bota

Pse një çantë misterioze e ndjekë Presidentin amerikan kudo?

ddI ashtuquajturi “nuclear Football” është një çantë e zezë lëkure që përmban artikuj top-sekret, të afta për të lejuar që presidenti amerikan të autorizojë një sulm bërthamor, ndërsa gjendet larg nga qendrat komanduese fikse, të tilla si “Situation Room” apo në Shtëpinë e Bardhë.

Zyrtarisht referuar si “çanta emergjente e presidentit”, kjo çantë është ajo që bartet nga njëri prej pesë ndihmësve ushtarakë dhe është gjithmonë “shumë afër” komandantit të përgjithshëm, në rast nevoje, transmeton Telegrafi.Sipas Bill Gulley, ish-drejtor i Zyrës Ushtarake të Shtëpisë së Bardhë, kjo çantë nuk përmban një “pullë të kuqe” por katër gjëra të tjera:

ddd

• një libër 75-faqesh rreth opsioneve të sulmeve bërthamore, i shtypur në ngjyrë të zezë dhe të kuqe

• një libër tjetër i zi me një listë të vendeve të klasifikuara për strehim të Presidentit

• një dosje që përmban 10 faqe të udhëzimeve se si të veprohet me Sistemit Emergjent të Transmetimit (ESD)

• një kartë indeksi me kode të vlefshme

Gjithashtu shtohet se ndonjëherë një antenë mund të shihet jashtë çantës, gjë që sugjeron se mund të ketë pajisje komunikimi brenda, transmeton Telegrafi.

“Bagazhi vdekjeprurës” për herë të parë u shfaq gjatë administratës Kennedy, menjëherë pas krizës kubane të raketave në vitin 1962.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button