Politika

Rama takon Metën në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama pati një takim paraditen e së mërkurës me Ilir Metën, në zyrën e kryetarit të Kuvendit, në selinë e Kryesisë së Kuvendit. Takimi që nisi në orën 09:00, zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Ky takim vjen pasi qëndrimi i Ilir Metës të hënën, kur kërkoi një qeveri të besimit, provokoi disa reagime të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që riaktivizuan vullnetin për dialog. Mbrëmjen e së martës, kryeministri Edi Rama i tha kryetarit të opozitës se ishte i gatshëm për dialog sa herë Partia Demokratike do dialog dhe për gjithçka, kudo e kurdo. Rama i tha Bashës ta caktojë vetë vendin dhe orën. Në Tëitter-in e kryeministrit mungojnë kushtet që ai kishte deklaruar në drekën e së martës, kur mirëpriti përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit Ilir Meta për zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.

“Kushtetuta jonë është shumë e qartë. Zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë, qeveria është vullnet i shumicës. Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord me gjithçka tjetër”, thonte Rama.

Related Articles

Nje koment

  1. Susanne.Te sillet NATO ne Tirane.Te pastrohet populli shqipetar nga hajduterite e sali berishes dhe Ilir metes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button