Home / Teknologji / Dalin pamjet e Samsug Galaxy Alpha

Dalin pamjet e Samsug Galaxy Alpha

sam2Samsung ka prezantuar krijimin e tij më të fundit, Samsung Galaxy Alpha, i prodhuar në material metalik, ekran 4.7 polësh, pikërisht si iPhone 6 që do të prezantojë Apple më 9 shtator. Samsung Galaxy Alpha do të ketë lidhje Lte dhe lexues dixhital. Smartfoni, i cili peshon 115 gramë, është tejet elastik. Ai do të jetë në raftet e 150 vendeve, gati për tu shitur, në shtator, me një çmim prej 599 euro. Samsung e ka cilësuar këtë produkt si “evolucioni i dizajnit të Galaxy”. Mes karakteristikave të tjera të pajisjes do të jenë edhe ngjyrat e saj të shumta si ajo e bardhë, e errët, blu, e artë dhe e argjendtë. Do të ketë kamerën 12 megapixel dhe procesor Exynos 8 core, 32 GB memorie të brendshme, lidhje WiFi, Bluetooth, NFC, etj

Leave a Reply

Your email address will not be published.