MaqedoniaRajoni

Maqedoni – Takimi i liderëve mbahet nesër në orën 13

Takimi i liderëve, në të cilin duhet të vendoset nëse janë krijuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve, duhet të mbahet nesër në orën 13, mëson agjencia Meta nga burime në Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë.

“Parimisht, ka marrëveshje që takimi të mbahet nesër në orën 13:00”, tha për agjencinë një burim brenda LSDM-së opozitare.

Në VMRO-DPMNE thonë se nuk e dinë se a do të ketë takim liderësh, e as se kush duhet ta thirrë.

“Për takim liderësh deri tani s’kemi informata, por nëse pyetemi ne, kushte për zgjedhje ka që nga prilli dhe këtu asgjë s’ka ndryshuar”, u përgjigjën nga partia e Nikolla Gruevskit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button