Home / Kronika / Zjarri, 3 zjarrfikëse hynë në Presidencë. Shkak një shkëndijë elektrike

Zjarri, 3 zjarrfikëse hynë në Presidencë. Shkak një shkëndijë elektrike

Një masë elektrike në ambientet e një zyre në godinën e Presidencës në Tiranë, vuri në lëvizje Repartin e Zjarrfikësve të kryeqytetit.
Tre automjete u gjendën pak minuta pas alarmit në Presidencë, por pa i vënë mjetet e tyre në funksion, pasi zjarri ka qenë i vogël dhe është mundur të fiket brenda pak çastesh.
Ka qenë një masë elektrike në neonet e Presidencës, në një nga zyrat e administratës, shkëndija e së cilës ka rënë mbi një kolltuk, që më pas ka marrë zjarr.
Punonjësit, të ndihmuar edhe nga disa zjarrfikës, kanë mundur ta shuajnë atë me anë të fikseve të zjarrit që ndodhen në ambientet e godinës.

One comment

  1. Te ishin djegur plehrat e sali berishes bashke me bujar nishanin do ishte clirim I shqipetareve

Leave a Reply to asllan Cancel reply

%d bloggers like this: