Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 16 Shtator 2026
S&P 500 7,586 ▼0.45%
DOW 52,093 ▼0.63%
NASDAQ 25,982 ▼0.78%
NAFTA 104.82 ▼0.95%
ARI 4,367 ▲0.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $75,868 ▼ -2% ETH $2,397 ▼ -3.67% XRP $1.2914 ▼ -7.9% SOL $96.9800 ▼ -4%
S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.82 ▼0.95 % ARI 4,367 ▲0.79 % S&P 500 7,586 ▼0.45 % DOW 52,093 ▼0.63 % NASDAQ 25,982 ▼0.78 % NAFTA 104.82 ▼0.95 % ARI 4,367 ▲0.79 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.7423 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3630 EUR/TRY 56.1431 EUR/JPY 179.01 EUR/CAD 1.6060
16 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

Rilindja e ARMO, Rama: Investitorë amerikanë. PD: Aferë klienteliste

Nga zemra e zonës naftëmbajtëse të vendit, në Zharrës, kryeministri Edi Rama tha se marrëveshja për kompaninë ARMO ishte një premtim i mbajtur që zgjidh përfundimisht krizën e saj të gjatë.
“Investitorë amerikanë shumë seriozë kanë marrë përsipër vazhdimin e punës, përmirësimin rrënjësor të kushteve dhe unë kam shumë besim se situata do të ndryshojë”, deklaroi Rama.
Por opozita e denoncoi marrëveshjen e ARMO-s si një aferë korruptive të drejtuar nga vetë kryeministri.
“Skema është e njëjtë. Ashtu siç ndodhi me konçesionin e TVSH-së që u denoncua nga opozita, ashtu siç po ndodh me portin e Karpenit e më shumë asete të tjera. Kompani off-shore, pa kapitale, me pronarë të paidentifikueshëm, shtijnë në dorë pasuritë e shqiptarëve. Por këtë herë ka një emër dhe një biznesmen të qeverisë qartësisht të përfshirë. Mikun e Ramës, Besnik Sulën. Skema e Ramës dhe shërbëtorëve të tij përfshiu shantazhet dhe presionet që ARMO t’i dorëzohet biznesmenit të mirënjohur dhe mbështetës së kryeministrit”, deklaroi deputetja Jorida Tabaku.
Por gjatë një vizite në këtë rafineri, ministri i Financave tha se ndryshe nga ankesat e opozitës, rivënia në punë e ARMO-s është lajm i mirë për mijëra familje.
“Hapja e rafinerisë është një lajm i mirë, mbi të gjitha për këta 1.200 punonjës dhe familjet e tyre, të cilët nga sot kanë sërish një punë. Kryeministri premtoi riaktivizimin e industrisë së naftës dhe sot ky është premtim i mbajtur dhe përgjigjja më dinjitoze për kukuvajkat e SHQUP-it, që sot vajtojnë për lajmin tuaj të gëzuar”, tha Ahmetaj.
Nga 1 tetori, ARMO do të fillojë prodhimin intensiv të naftës nën menaxhimin e një kompanie të quajtur “Jonian Refinen and Trading Company”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.