Bota

New York Times pozicionohet pro Hillary Clintonit për Presidente të ShBA-ve

Gazeta e përditshme amerikane, New York Times, është pozicionuar krejtësisht në përkrahje të kandidatës demkorate për Presidente, Hillary Clinton. Pozicionimin e kanë bërë përmes një editoriali ku kanë përmendur arsyet e këtij veprimi. Kanë shkruar se Clinton posedon kualifikimin, përvojën, inteligjencën dhe guximin për të udhëhequr me Amerikën dhe botën.

Duke shtuar se ajo është më e kualifikuar se rivali i saj republikan Donald Trump, për t’u përballur me sfidat që ka vendi, transmeton Express.

“Përkushtimi jetësor për t’i zgjidhur problemet në botën e vërtetë e kualifikon Hillary Clintonin për këtë punë, dhe vendi duhet ta sjellë atë në krye të kësaj detyre,” ka shkruar New York Times për ish sekretaren amerikane të Shtetit dhe senatoren nga Neë York.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button