🌫️
Tiranë 20°C · Mjegull 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,171 ▼ -0.31% ETH $2,523 ▼ -0.61% XRP $1.3646 ▼ -0.1% SOL $101.4100 ▼ -1.46%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Ministria e Brendshme tender 4 milionë USD për ushqimin në 15 reparte

Katër milionë dollarë është fondi limit për tenderin që Ministria e Brendshme ka vendosur të zhvillojë lidhur me ushqimin për një sërë repartesh në vend.

Në Agjencinë e Prokurimit Publik u publikuan edhe detajet për këtë procedurë ku përfshihen rreth 15 lote në total. Afati për të cilin operatori apo operatorët ofertues do të duhet të japin shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes është në disa raste dy dhe në të tjerë tre vjeçar.

Repartet e përfshira në listën e Ministrisë së Brendshme nisin me Njesinë e Levizshme Territoriale të Kufirit dhe Migracionit Rradhimë-Vlore duke vazhduar me Institutin e Veçantë Shëndetësor të Burgosurve e më pas me repartet në Korçë, Gjirokastër, Kukës, Burrel dhe mbyllet me atë në Sauk.

Dokumentat specifikojnë edhe numrin minimal të punonjësve që duhet të ketë një operator që dërgon ofertën për njërin nga lotet që nis nga 6 deri në 9 punonjës kuzhine të angazhuar.

Në specifikimet e tenderit jepen edhe numri i saktë i racioneve që duhet të sigurohet në ditë si dhe gramatura dhe vlerat ushqyese të një vakti. Procedura e tenderimit pritet në mbyllet në 11 nëntor dhe kontrata për operatorin apo operatorët fitues duhet të nisë brenda nëntorit dhe përfundon në vitin 2019.

Vlera prej 495 milionë lekë për totalin e tenderimit nuk përfshin Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.