Home / Arte / Film / “DokuFest” mbyll sot edicionin në Prizren, i pranishëm kryeministri Rama

“DokuFest” mbyll sot edicionin në Prizren, i pranishëm kryeministri Rama

DokuFest-me-237-filma-nga-56-shtete-21-556x350 DokuFest, festivali tradicional ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër që po zhvillohet në Prizren, mbyll sot edicionin e tij të 13-të. I pranishëm në këtë event do të jetë dhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili konfirmoi  pjesëmarrjen me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”.

“Sonte me kënaqësi të veçantë në mbylljen e Dokufest në Prizren, ku edicioni i shkëlqyer i vitit u mbështet nga dy qeveritë tona siç u zotuam”, shkruan Rama në rrjetin social.

Edicioni i 13-të i “DokuFest”, festivali tradicional ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër u zhvillua në Prizren nga datat 16-24 gusht, me pjesëmarrje nga 56 shtete, me 237 filma të përzgjedhur nga numri rekord prej 2.400 aplikime.

“DokuFest” në këtë edicion mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë. Kjo mbështetje është pjesë e marrëveshjes ndërkulturore të qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës për një kalendar të përbashkët kulturor të dy vendeve.

“DokuFest” e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit, më të madhin jugor të Kosovës pranë kufirit me Shqipërinë, në një kryeqytet filmi çdo verë

Leave a Reply

Your email address will not be published.