🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.31 ▼0.09%
ARI 4,576 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $69,206 ▲ +7.09% ETH $2,248 ▲ +17.44% XRP $1.1027 ▲ +10.16% SOL $85.3600 ▲ +10.89%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.31 ▼0.09 % ARI 4,576 ▲0.67 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.31 ▼0.09 % ARI 4,576 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
20 Aug 2026
Breaking
Arte

Edicioni i VII-të “Balkan Film Market”, nga data 13 deri më 17 dhjetor në Tiranë

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të mbështesë edicionin e VII të Balkan Film Market i cili do të zhvillohet nga data 13 deri më 17 dhjetor në Tiranë. Ky edicion i ri i Balkan Film Market, synon të mbledhë së bashku profesionistë të sektorit audioviziv, të ardhur nga Vendet e Ballkanit dhe nga e gjithë Evropa, duke lehtësuar shkëmbimin e historive, nxitur marrëdhëniet dhe inkurajuar bashkëpunime të reja.

BFM është i përkushtuar të bëhet vendi ku eksplorohen talentet e rinj vendas dhe projektet kinematografike reformuese. Ai është konceptuar si një mundësi unike për të prezantuar projektet e ardhshme, të ndërtuara mbi tre shtylla kryesore: edukimi, zhvillimi dhe bashkëpunimi. Me një seri të hollësishme panelesh që fokusohen tek zhvillimet më të fundit të industrisë së filmit, të integruara me veprimtari të shumta networking, BFM hap mundësi të panumërta për regjisorët e rajonit të Ballkanit, për të rritur praninë e tyre ndërkombëtare dhe për të pasur mbështetje shtesë për produksionet e tyre.

Qëllimi i BFM 2023 është të ngrejë bashkëpunimin mes Ballkanit perëndimor dhe Europës në një nivel krejtësisht të ri, duke ofruar një platformë optimale jo vetëm për produksionet vendase për t’u lidhur dhe për të kërkuar mbështetje, por edhe për prodhuesit evropianë, për të vlerësuar talentet e rinj vendas dhe projektet kinematografike reformuese.

BFM 2023 fton regjisorët dhe institucionet kinematografike të promovojnë dhe tërheqin financime për projektet e tyre të ardhshme. Ai ofron gjithashtu mundësinë e eksplorimit të opsioneve të shitjeve dhe shpërndarjes, duke theksuar mundësitë lokale të pashfrytëzuara. BFM mbetet i përkushtuar për të mirëpritur mysafirët që dëshirojnë të marrin pjesë, për t’u angazhuar në një shkëmbim profesional ballë për ballë.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.