🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,702 ▲0.33%
DOW 52,297 ▼0.12%
NASDAQ 26,359 ▲0.73%
NAFTA 100.31 ▼1.42%
ARI 4,062 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,240 ▲ +0.3% ETH $2,329 ▲ +0.5% XRP $1.3166 ▲ +1.5% SOL $100.5000 ▼ -1.07%
S&P 500 7,702 ▲0.33 % DOW 52,297 ▼0.12 % NASDAQ 26,359 ▲0.73 % NAFTA 100.31 ▼1.42 % ARI 4,062 ▲0.59 % S&P 500 7,702 ▲0.33 % DOW 52,297 ▼0.12 % NASDAQ 26,359 ▲0.73 % NAFTA 100.31 ▼1.42 % ARI 4,062 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Film

Nominimet e “Golden Globe 2024”, ja kush janë pretendentët kryesorë

Filmi që ka thyer rekorde shikueshmërie “Barbie”, është nominuar në nëntë kategori ku më të rëndësishmet janë : “Aktori/ja më i/e mirë në një muzikal ose komedi” për Margot Robbie, “Aktori/ja më i/e mirë dytësor/e” për Ryan Gosling dhe Greta Gerwig është nominuar si “Regjisori/ja më i/e mirë”.

Këngët e filmit “Barbie”, janë përfshirë në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale në film”. Konkretisht bëhët fjalë për këngët “Dance The Night” nga Dua Lipa, “I’m Just Ken” nga Ryan Gosling dhe “What was i Made For?” nga Billie Eilish.

Nga ana tjetër “Oppenheimer” me tetë nominime gjithsej, pritet të rrëmbejë shumicën e çmimeve të nominuara. Filmi bën pjesë në kategorinë risi të ceremonisë së këtij viti “Arritje në kinematografi”, e cila synon t’u japë më shumë prioritet filmave cilësorë.

Cillian Murphy, aktori kryesor i filmit biografik të J. Robert Oppenheimer, shpikësi i bombës bërthamore, është një nga të nominuarit për “Aktorin më të mirë dramatik”. Të nominuarit e tjerë në këtë kategori janë Emma Stone, Leonardo DiCaprio dhe Da’Vine Joy Randolph.

Regjisori i filmit Christopher Nolan është nominuar si “Regjisori më i mirë”, ndërsa aktorja Emily Blunt është nominuar në kategorinë “Aktori/ja më i/e mirë joprotagonist/e”.

Ndër pretendentët kryesorë për të fituar, me nga shtatë nominime secili janë edhe filmat “Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things”.

Sa i përket serialeve, “Succession” kryeson me nëntë nominime duke u përfshirë në kategorinë “Serialin më i mirë dramatik”, për të vijuar më pas me “Only Murders in the Building”, “The Diplomat”, “The Morning Show” and “The Crown”.

Ceremonia e “Golden Globe Awards 2024” cilësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë dhe do të mbahet më 7 janar të vitit që vjen në Los Angeles.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.