Europa

Më 18 shtator, Skocia voton pro/contra pavarësisë

m-euml-18-shtator-skocia-voton-pro-contra-pavar-euml-sis-euml_hdSkocezët, në më pak se tre javë (18 shtator) do të dalin në një referendum historik për të vendosur nëse dëshirojnë që Skocia të ndahet apo do të mbetet pjesë e Mbretërisë së Bashkuar.

Pyetja në fletën e votimit do të jetë e thjeshtë “A duhet që Skocia të jetë shtet i pavarur?”, transmeton Telegrafi.

Të drejtën për të votuar në referendum do ta kenë të gjithë personat mbi moshën 16 vjeç që jetojnë në Skoci, por jo 800 mijë skocez që jetojnë në pjesë të tjera të Britanisë së Madhe, raporton televizioni britanik “BBC”.

Sipas një sondazhi të kryer javën e kaluar nga “The Times”, 57 për qind e votuesve do të votojnë për të qëndruar, ndërsa 43 për qind për shkëputje nga Mbretëria e Bashkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button