Home / Ekonomia / Rama: Në Valbonë do ketë vetëm dy HEC-e, s’i anulojmë dot

Rama: Në Valbonë do ketë vetëm dy HEC-e, s’i anulojmë dot

Kryeministri Edi Rama deklaron se në Valbonë do të ketë vetëm 2 HEC ndërsa për 9 të tjera nuk është dhënë drita jeshile.

Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se këto dy HEC do të jenë të ndërtuara sipas teknologjisë të ngjashme me atë të përdorur në Evropën Veriore dhe nuk do të cënohet peisazhi.

Edi Rama: Gjashtë HEC e Theth janë anuluar nga ne, duke ndjekur rigorozisht procedurat pasi nuk është hap e mbyll sytë asnjë procedurë anulimi.  Po ju sqaroj se kemi mbajtur rigorozisht në vëmëndje dhe procedurën për Valbonën dhe dy HEC vetëm dy jo 11, të cilat kanë marrë dritën jeshile për shkak pamundësie të plotë ligjore për të bërë anulimin janë kaluar në filtra njëri pas tjetrit për të garantuar me ekspertizë ndërkombëtare standarde mjedisore dhe cilësi projektimi inxhinierik të njëjtë me ata që vazhdojnë të ndërtohen në Evropën e veriut

 Për publikun, kur dëgjoni hidrocentrale në Valbonë lidhur me këto dy projekte sepse 9 të tjerave nuk u është dhënë drita jeshile, mos parafytyroni diga. Nuk do të ndërtohen diga. Nuk do ndërtohen strukturat që secili i imagjinon kur flitet për një hidrocentral sepse teknologjia e përdorur është krejt tjetër, dhe peisazhi është krejtësisht i pacënuar.  Vetëm dy nga 15 janë dy kulla tradicionale të asaj zone.

Leave a Reply

%d bloggers like this: