Home / Kronika / Rama falënderon presidentin turk: Na mbështeti me kërkesën për uniformat e reja të policisë

Rama falënderon presidentin turk: Na mbështeti me kërkesën për uniformat e reja të policisë

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e uniformave të reja të punonjësve të policisë së shtetit, kryeministri Edi Rama ka falënderuar presidentin turk, që i ka ndihmuar në kërkesën e vendit tonë për uniformat e reja.

“I shpreh falënderimin presidenti të Turqisë që na mbështet në këtë kërkesë dhe bënë të mundur që sot policia jonë e shtetit të jetë njësoj si të gjithë policisë e zhvilluara kudo. Mungesa e uniformave operacione përbënte një ndër shumë probleme me të cilat përballej punonjësi i policisë së shtetit”, tha Rama.

Ndër të tjera ai u ndal në reformat që ka bërë qeveria e majtë në këto tre vite. “Janë vetëm tre vjet që perceptimi për policisë e shtetit është përmbushur. Sot policia e shtetit është institucioni më i besuar i qytetarëve të Shqipërisë”, tha ai.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: