☁️
Tiranë 20°C · Vranët 13 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,253 ▲ +0.09% ETH $2,524 ▲ +0.4% XRP $1.3634 ▲ +0.76% SOL $101.7000 ▼ -0.38%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
13 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Kodheli jep garancinë: Fatura për pensionet e ish-ushtarakëve, rreth 1 mld lekë

Qeveria shqiptare do të harxhojë rreth 1 miliard lekë për pensionet e ish-ushtarakeve. Deklaratën e bëri ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila tha se ky është një premtim i mbajtur i qeverisë.

“Ne kemi dhënë një premtim rreth 40 muaj më parë të vënies në vend të kthimit një detyrimi i cili ishte i bazuar jo vetëm në atë çka duhet të përfitonte kjo shtresë e shoqërisë, pro edhe në një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk u zbatua kurrë nga qeveria e mëparshme. Vendim në fakt  i cili rikthente një pjesë të borxheve që shoqëria shqiptare i kishte shtresës së ish-ushtarakëve. Me këtë ligj të ri që kemi bërë, me punën e ministrit Klosi dhe me mbështetjen e të gjithë parlamentarëve që votuan këtë ligj ne kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga ky ligj rreth 5500 ish-ushtarakë. Fatura që qeveria do të paguajë është e konsiderueshme, sepse përafron të 1 miliard lekëve të reja dhe kjo është vetëm fillimi i të gjithë atij detyrimi që ne i kemi kësaj shtrese të shoqërisë”, tha Kodheli.

Ndër të tera, ministrja e Mbrojtjes tha se faturat e prapambetura nga qeveria e kaluar ishin 16 mln euro të cilat u paguan nga taksapaguesit shqiptarë.

“Ne ndofta nuk kemi qenë ti përshkruajmë publikut gropën e zezë që ne gjetëm në detyrimet e llogarive të ministrive dhe të qeverisë me ardhjen tonë në pushtet. Fatura që më është dashur të paguaj si ministri i Mbrojtjes sigurisht me paratë e taksapaguesve shqiptare ka qenë 16 mln euro, shërbime dhe fatura dhe produkte të papaguara më parë që nga viti 2008”, tha ajo.

Ministri i Mirëqenies dhe Rinisë Blendi Klosi tha se është një shumë prej 368 milionë lekë që do ti kthehet në llogari ish-pensionistëve. Klosi tha se deri në pranverën e vitit tjetër do të shlyet i gjithë detyrimi që ish-ushtarakët kanë paguar nga një gabim që është konsideruar si administrative.

“Janë plot 5425 ish-ushtarakë që gjenden debitorë para sistemit të pensioneve prej një shumë detyrimi që mbetej për tu  shlyer plot 984 mln lekë. Shumë debitore e cila do të falet me vendimin e parlamentin si dhe shumë 368 milionë lekë e cila janë detyrime të mbajtura nga grupimi juaj dhe ne me një vendimmarrje të pastër këtë shumë do ta kthejmë në buxhetet tuaja. Pra plot 368 mln lekë apo 3 mln dollarë do të rikthehen në llogarinë tuaj bankare. Pra deri pranverën e vitit tjetër do të jenë shlyer të gjithë ato që keni paguar në mënyrë të konsideruar si gabim administrative, si një vendimmarrje e padrejtë për të pasur mundësi që këto para të kthehen në buxhetet e familjeve tuaja”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.