Ekonomia

Interesi i bonove, rritja nga gjallërimi i kredisë në lekë

Rritja e interesit të bonove dhe obligacioneve të qeverisë i detyrohet rritjes së kreditimit në lekë. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri të dje të ditur se, në fund të shtatorit, kredia për ekonominë në lekë ishte në rritje vjetore me 8.2%.

Ekspertët e sistemit bankar shprehen se në ankandet e fundit kërkesa e për të blerë bono dhe obligacione është reduktuar dhe arsyeja kryesore ka qenë zhvendosja e më shumë fondeve drejt tregut të kredisë.

Drejtori i Departamentit të Thesarit në Union Bank, Ilirjan Ligaçaj, thotë për TV Scan se rritja e interesave mund të vijojë në përmasa të përmbajtura edhe gjatë ankandeve të ardhshme.

Sipas tij, kjo rritje mund të jetë më e theksuar te obligacionet, për shkak të specifikave të ankandeve dhe faktit që investimi në to shoqërohet me kërkesa rregullatore për kapital ndaj bankave.

Në tre muajt e fundit, interesat e bonove 12 mujore janë rritur me 1.1 pikë përqindjeje dhe në ankandet e kësaj jave prekën nivelin 2.38%. E njëjta tendencë po vërehet edhe në obligacionet, ku ato me maturim dyvjeçar u emetuan në ankandin e fundit me një kupon prej 2.7%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button