🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 23 June 2026
S&P 500 7,365 ▼1.44%
DOW 51,667 ▼0.09%
NASDAQ 25,587 ▼2.21%
NAFTA 73.05 ▼1.1%
ARI 4,129 ▼1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
₿ CRYPTO
BTC $62,531 ▼ -2.89% ETH $1,665 ▼ -3.97% XRP $1.1048 ▼ -2.27% SOL $69.1800 ▼ -4.97%
S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.05 ▼1.1 % ARI 4,129 ▼1.75 % S&P 500 7,365 ▼1.44 % DOW 51,667 ▼0.09 % NASDAQ 25,587 ▼2.21 % NAFTA 73.05 ▼1.1 % ARI 4,129 ▼1.75 %
EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191 EUR/USD 1.1436 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 94.3796 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3549 EUR/TRY 53.1302 EUR/JPY 184.84 EUR/CAD 1.6191
23 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Situata e energjisë, më pak probleme në rrjet

Shtabi Qëndror në Ministrinë e Energjisë që menaxhon situatën me tre operatorët e sektorit të energjisë raportoi në mesditë se problemet e shfaqura për shkak të motit kanë ardhur në ulje.

Për OSHEE e cila ka pasur edhe pjesën më të vështirë të menaxhimit, situata ka ardhur në përmirësim me vetëm 18 fidera që janë në riparim për shkak të defekteve të përqëndruar në zonën Durrës dhe Vlorë.

Nënstacionet dhe linjat e tensionit të lartë apo të mesëm kanë vijuar punën normalisht duke mos paraqitur probleme. Harta e zonave me mungesë energjie është zvogëluar por sërish Tirana, Durrësi, Elbasani, Berati nuk janë normalizuar tërësisht.

KESH nga ana tjetër ka vijuar prodhimin maksimal me 11 turbina nga të cilat katër në Fierzë por Sekretariati pritet që të vendosë edhe mënyrën sesi do procedohet në vazhdim.

Kuota e liqenit të Fierzës është 292.65 metra, e Komanit 170.04 metra dhe e Vaut të Dejës 73.28 metra. OST raporton nga ana e saj se nuk ka probleme në rrjetin e saj por gjithsesi është në gatishmëri në vijim të situatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.