Home / Kronika / Helikopteri që u rrëzua në liqenin e Shkodrës, transportohet nga FNSH drejt Gjadrit

Helikopteri që u rrëzua në liqenin e Shkodrës, transportohet nga FNSH drejt Gjadrit

Helikopteri i Forcave Ajrore Shqiptare qe u rrezua ne ujerat e Liqenit te Shkodrës pranë fshatit Grezhë është transportuar rreth orës 14.00 te kësaj te marte drejt  Gjadrit, ku do te vendoset ne tunelet e repartit ushtarak.

Forcat e ushtrise ngarkuan helikopterin ne mjetin e tonzahit te rende nga ambjentet e FNSH-se. Pjeset e mbetura te helikopterit prej 7 muash qendronin ne ambjentet e repartit te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte.

Me ane te nje shkrese qe Ministria e Mbrojtjes I ka nisur Drejtorise se Policise se Qarkut shkoder eshte urdheruar levizja e ttij nga FNSH-ja per ne drejtim te Gjadrit. Deri tani nuk eshte arritur qe te zbardhen shkaqet e rrezimit te tij ne ujrat e liqenit te shkodres edhe pse burime te prokurorise thane se kutia e zeze pritet qe te nxjerre ne drite shkaqet. Dyshimet e Prokurorise se Shkodres kishin te benin se demtimi mund të ketë ardhur si pasojë e goditjes së fortë të helikopterit në momentin e rënies në ujë.

Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka snë një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë. Nga kjo ngjarje humbën jetënkapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha ndërsa u plagos ushtari profesionist Gerald Baramuca.

Leave a Reply

Your email address will not be published.