Home / Parlamentare / “Plani B i PD-së për bllokimin e hapjes së negociatave”

“Plani B i PD-së për bllokimin e hapjes së negociatave”

Deputeti socialist Taulant Balla ka akuzuar opozitën se do të vërë në zbatim një plan B për të bllokuar punët për çeljen e negociatave dhe për t’u bërë pengesë për integrimin.

E dinë të gjithë, plani B i PD janë përpjekjet për mos hapjen e negociatave, çdo të enjte sherr në Parlament. Bojkoti juaj ka dëmtuar punën e parlamentit, partia juaj nuk merr pjesë në ngritjen e institutit për hetimin e dosjeve të Sigurimit të Shtetit, të vetmin propozim që keni ekskluziv të drejtë për ta bërë, është një njeri që s’ka lidhje fare me të përndjekurit politikë, juridikun e ka bërë për një vit”, tha Balla.

Duke e quajtur sjellje të turpshme sjelljen deputetit Bumçit në BE, Balla komentoi edhe incidentin e sotëm në Kuvend.

Nëse sjellja e Aldos ishte keqkuptim, sot, sjelljen kamikaze të Aldos e përforcoi sot nr dy i PD-së, se kur u prezantua kryetares së komisionit të politikës së jashtme franceze, nga rreshti dytë u dha kushtrimi oburra të prishim seancën. I pari që e respekton është kreu i grupit, vetëm me arsyen se di të bëjë sherr mirë”, tha Balla.

 

Leave a Reply

%d bloggers like this: