Europa

Front i ri euroskeptik kundër Cameron

 David Cameron
David Cameron

Kryeministri britanik David Cameron po përballet me një front të ri euroskeptik të parties së tij konservatore, ku rreth 100 deputetë janë gati të votojnë çdo gjë për një dalje nga Bashkimi Evropian, sipas gazetës “The Independent”.

Cameron premtoi se “nëse do të rizgjidhet vitin që vjen, do të zhvillojë në vitin 2017 një referendum mbi daljen nga BE-ja pasi të negociojë paraprakisht termat mbi qëndirmin e Britanisë së Madhe”.

Por sipas “The Independent”, “reth 100 deputetë do të nënshkruajnë një manifest për një largim nga BE-ja”.

Sipas “The Times”, “euroskeptikët do i kërkojnë gjithashtu kryeministrit të rimarrë kontrollin e kufijëve të vendit, ndërkohë që Britania e Madhe regjistroi për vitin 2014 rreth 243 mijë imigrantë”.

Kjo shifër që u publikua të enjten është larg objektivit të vendosur nga qeveria që kërkon të ulë nivelin e imigracionit në 100 mijë deri në vitin 2015, ndërkohë që sondazhet tregojnë se imigracioni është shqetësimi kryesor i elektoratit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button