Ekonomia

Britanikët, sa kushton të vizitosh Shqipërinë në vjeshtë

Britanikët duket se e kanë shtuar interesin për Shqipërinë si destinacion turistik. Agjencitë e tyre ofrojnë ture nga më të ndryshmet për vendin tonë, qoftë si destinacion i vetëm, por edhe duke e kombinuar me udhëtime nga Kosova, Kroacia, Greqia etj.
Në faqen e responsibletravel mund të gjenden ture nga më të ndryshmet, për grupe të vogla apo të mëdha pushuesish.
Ato janë të programuara deri në vitin 2018, me një itinerar të hollësishëm, me qëndrime nga 7 deri në 15 ditë.
Kështu për një udhëtim 8-ditor me biçikletë, në të cilin përfshihet edhe fluturimi nga Britania, çmimi llogaritet deri në 1,400 euro. Datat për këtë vit janë 20 dhe 27 shtator, dhe 4 tetor. Një tur i ngjashëm ofrohet edhe duke udhëtuar rreth liqeneve më të mëdha të Ballkanit, në territore që përfshijnë si Shqipërinë, ashtu edhe Malin e Zi. Për një qëndrim 6-ditor, ofertat nisin nga 350 euro për person.
Por, mund të zgjidhen edhe ture që kanë në fokus historinë dhe peizazhet e egra që kushtojnë deri në 1,200 euro për person, përfshirë edhe biletat e udhëtimit vajtje–ardhje. Për këtë vit, datat e lira janë 2 dhe 30 tetor, ndërsa turi vazhdon me itinerare të plota duke filluar nga marsi i vitit 2017 e derti në tetor 2018.
Agjencitë ofrojnë edhe ture dimërore që nisin nga 1,000 deri në 1,300 euro e që parashikojnë udhëtime në vendet e dëborë.
Ndërsa turet e përbashkëta ku përfshihet qëndrimi edhe në Kroaci e Greqi, përveç Shqipërisë (15 ditë pa përfshirë fluturimet) llogariten duke filluar nga 2,100 euro në 2,200 euro për person.
Nuk mungojnë edhe turet për të gjithë ata që janë të pasionuar pas makinave 4×4, që fillojnë nga 1,900 euro.
Udhëtimet me qëndrime në Kosovë për një kohë rreth 15 ditë, pa përfshirë fluturimet kanë një kosto që nis nga 2,100 euro për person.
Turi më i shtrenjtë është ai i motoçiklizmit, ku përfshihet guida, si dhe mjetet me qira në disa destinacione të Europës Juglindore, përfshirë këtu edhe Shqipërinë kushton nga 6,269 euro për 18 ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button