☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 28 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.04 ▼0.59%
ARI 4,631 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
₿ CRYPTO
BTC $79,802 ▲ +1.39% ETH $2,495 ▲ +0.28% XRP $1.4240 ▲ +1.71% SOL $107.2600 ▲ +5.99%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.04 ▼0.59 % ARI 4,631 ▼0.71 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.04 ▼0.59 % ARI 4,631 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9372 EUR/ALL 92.2362 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3412 EUR/TRY 56.1245 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6141
28 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Shqipja, mollë sherri mes LSDM-së dhe VMRO-së

Partia më e madhe opozitare maqedonase LSDM vlerëson se çështja e përdorimit të plotë të dygjuhësisë është një detyrim kushtetues që pret implementimin. Sekretari i përgjithshëm i këtij subjekti, Oliver Spasovski potencoi se çështja e dygjuhësisë ekziston në programin e LSDM-së qysh nga viti i kaluar.

“Në raport me programin e LSDM-së kjo çështje është miratuar qysh nga viti i kaluar, ajo tani përditësohet… Për ndryshe çështja e gjuhës është e rregulluar me Kushtetutën e vendit, me dispozitat e ligjeve pozitive dhe kjo përfaqëson një kornizë të mjaftueshme, vetëm se ngelet të implementohet”, tha Oliver Spasovski, LSDM.  Ragimi i VMRO-DPMNE-së ka qenë i menjëhershëm. Nga partia e Greusvkit theksojnë se nuk do të lejojnë që dikush të bëjë pazare politike në kurriz të interesave nacionale.

“LSDM nuk do të arrijë qëllimet e saja për të implementuar dygjuhësinë në tërë territorin e vendit. Zgjedhjet e dhjetorit do të jenë një referendum në të cilin populli do t’ia vërtetojë kriminelit të falur Zoran Zaev se nuk do të ketë lakim të shpinës dhe nuk ka pazare me Maqedoninë dhe interesat nacionale”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe përdorimi i gjuhës shqipe në mbarë territorin e vendit u aktualizua pas deklaratës së liderit opozitar Zoran Zaev i cili premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të angazhohet për implementim gjithëpërfshirës të gjuhës shqipe në Maqedoni. Ndërsa VMRO-DPMNE këtë detyrim kushtetues e ka konsideruar si të pamundur dhe kërcënim për interesat themelore të kombit maqedonas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.