Home / Keshilla / Borziloku, antibiotiku dhe antioksidanti që pastron organizmin

Borziloku, antibiotiku dhe antioksidanti që pastron organizmin

Sipas kërkimeve shkencore, borziloku nxit sistemin tonë imunitar (mbrojtës). Ka veti anti-septike dhe antibakteriale dhe për pasojë mund të trajtojë shumë infeksione bakteriale.

Kjo bimë është e pasur me vitaminën B6 dhe magnez. Magnezi ka aftësinë të parandalojë atakun kardiak dhe forcon sistemin kardiovaskular. Vitamina B6 ka aftësi të luftojë grumbullimin e përbërësve të dëmshëm si homocisteina. Gjithashtu ul rrezikun e aritmisë dhe relakson muskujt.

Borziloku është një ndër erëzat më të rëndësishme në të gjithë kuzhinat e botës. Kjo duket dhe nga fakti se sa të pafundme janë recetat që përgatiten me të. Gjithsesi ju duhet të dini që duhet të hidhni borzilok pasi gatimi ka mbaruar në mënyrë që mos t’i ndryshojë shija. Zgjidheni të freskët pasi ashtu ka një shije të fortë. Por borziloku nuk përdoret vetëm si erëz.

Çaji i borzilokut është pafund i shijshëm dhe i shëndetshëm. Vendosni disa gjethe borzilok në çajnik me ujë të ngrohtë dhe lëreni për 8 minuta. Më pas uluni, nuhateni dhe shijojeni! Mund ta përdorni dhe në përgatitjen e ëmbëlsirave apo smoothie të ndryshme.

Provoni të grini borzilok dhe ta përzieni me lëng limoni. Shtoni ujë, sheqer dhe disa kuba akulli. Ndizeni blenderin dhe ajo që ju do të shihni do të jetë një “ëmbëlsirë akulli në stilin Mesdhetar”. Mund t’a kombinoni si sallatë italiane me domate, mocarela. Por qershia mbi tortë është ajo që në të gjithë botën njihet me emrin “Pesto Gjenoveze”.

Përgatitet me stika pishë, salcë borziloku, djathë parmigiano. Salca e borzilokut përgatitet me vaj ulliri, hudhra dhe borzilok të grirë. Serviret me oriz, pasta dhe brusketa.

Leave a Reply

%d bloggers like this: