Keshilla

Si të largoni erën e keqe në këpucë

Të kesh këpucë që mbajnë aromë të keqe është shumë e zakonshme. Është e rëndësishme të dini se, në shumicën e rasteve, era e keqe nuk varet nga mungesa e higjienës personale. Përhapja e baktereve mund të shkaktojnë një erë të vazhdueshme. Por, si ta mënjanoni këtë problem?

Më poshtë disa metoda shumë të thjeshta për t’ju ndihmuar të eliminoni erën e keqe nga këpucët tuaja.

Një nga zgjidhjet që gjenden lehtësisht, edhe në kuzhinën tuaj, është padyshim bikarbonati i natriumit. Soda mund të përdoret si një deodorant natyral, pasi është i aftë të thithë bakteret dhe për rrjedhojë edhe erën e keqe.

Sodën mund ta përdorni edhe në kombinim me niseshte misri dhe pluhur për pjekje. Pasi të keni përzier të tre përbërësit, mund t’i spërkatni direkt në këpucët tuaja dhe t’i lini aty për një natë.

Një tjetër metodë që mund të jetë shumë e dobishme në rast se ju duhet të eliminoni erën e keqe nga atletet tuaja të preferuara është sapuni. Thjesht futni një copë sapuni të thatë në të dyja këpucët dhe lërini brenda për natën. Sapuni do të thithë bakteret dhe aromat e këqija, duke lëshuar gjithashtu një aromë të këndshme.

Një tjetër ilaç natyral për të neutralizuar erën e keqe të këpucëve është uthulla e bardhë, e cila gjithashtu gjendet lehtësisht si në kuzhinë ashtu edhe në supermarket.

Uthullën e bardhë duhet ta përzieni me ujë në pjesë të barabarta. Më pas vendoseni në një shishe spraj për ta bërë shumë më të lehtë aplikimin e përzierjes në këpucët tuaja.

Edhe vajrat esencialë mund të jenë aleatë të shkëlqyer për të luftuar erën e keqe të këpucëve. Disa aroma janë veçanërisht të përshtatshme. Ndër ato më të përshtatshmet për të marrë rezultate të shkëlqyera, kemi vajin esencial të pemës së çajit, kedrin dhe gjithashtu karafilin.

Prandaj rekomandohet t’i ekspozoni këpucët në rrezet e diellit për t’i lënë ato të thahen në mënyrë optimale.

Për të parandaluar formimin e aromave të këqija brenda këpucëve, duhet të përdorni gjithmonë çorape ose, në mënyrë që pëlhura e tyre të thithë djersën nga këmbët tuaja.

Është e rëndësishme të ndërroni çorapet tuaja çdo ditë ose pas çdo stërvitje. Për më tepër, pasi të keni larë këmbët, thajini ato plotësisht përpara se të vishni përsëri këpucët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button