Kronika

Tahiri i shkruan “La Repubblica-s”: Përgënjeshtroni lajmin mbi terrorizmin në Shqipëri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kërkon të përditshmes italiane La Repubblica të Barit të përgënjeshtrojë lajmin e publikuar prej saj me titull “Terrorizmi, flamujt e ISIS-it në fshatrat e Shqipërisë. Fuçi baruti për Puglia-n”.

Përmes një letre drejtuar pikërisht Drejtorit përgjegjës Ezio Mauro, ministri kërkon përgënjeshtrim dhe që artikuj të tillë të mos publikohen pa kërkuar informacion zyrtar të autoriteteve të shtetit shqiptar.

Sidomos kur dizinformimi nxit mosbesimin mes partnerëve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thekson Tahiri.

Ministri tërheq vëmendjen për artikullin, i cili njëkohësisht shpreh shqetësim të kuptueshëm dhe të mirëkuptuar ndaj një rreziku të përbashkët si terrorizmi, por jep gjithashtu një lajm spekulativ, bazuar në të pavërteta flagrante, deformime dhe akoma më keq, gënjeshtra, pa verifikuar burimet e informacionit.

Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodh, duke cënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e lexuesit tuaj, por shpresoj shumë të jetë e fundit“, thuhet në letrën e ministrit.

letra-e-tahirit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button