Kronika

Kushtetuesja mbetet me 7 anëtarë, ikën edhe Vitore Tushe

Mos zbardhja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e Vettingut, çka do të sillte hyrjen e tij në fuqi mban peng garën për zëvendësimin e anëtares së kësaj gjykate znj. Vitore Tushe të cilës i ka mbaruar mandati.

Sipas një njoftimi të Gjykatës së Lartë anëtarët e kësaj trupe duhet të përzgjedhin një gjyqtar mes tyre për të zëvendësuar Vitore Tushen në Gjykatën Kushtetuese.

Vitore Tushe

Vitore Tushe

Por ndërkohë në këtë njoftim thuhet se kandidati duhet të ketë një sërë kriteresh mes tyre dhe kalimin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë sipas ligjit për vete dhe familjarët e tij.

Në një kohë që Gjykata e Lartë duhet të zgjedhë një anëtar për Gjykatën Kushtetuese vetë kjo gjykatë ka një mungesë prej 5 gjyqtarësh.

Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati, tre të larguar ende s’janë zgjedhur ndërsa pezullimi i Majlinda Andreas nuk dihet se sa do të zgjasë.

Kjo garë duhet të mbyllet brenda muajit shkurt ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se deri më tani interesi i kandidatëve ka qenë tepër i vogël.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button