Home / Ekonomia / Tap, 43.5 miliardë euro

Tap, 43.5 miliardë euro

Gazsjellësi Trans-Adriatik, i cili kalon mespërmes Shqipërisë do të kushtojë 4.5 miliardë euro. Konsorciumi që po ndërton projektin gjigant bëri për herë të parë publike koston finale të gazsjellësit, i cili do të transportojë gazin azer në tregjet europiane.

Aksionerët e TAP janë në negociata me disa banka zhvillimi për të siguruar financimin e plotë të projektit, i cili është një nga investimet më të mëdha në Europë për momentin.

Aktualisht kompania ndërtuese është në bisedime me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Bankën Europiane të Investimeve, të cilat mund ta financojnë deri në 1 miliardë euro secila për projektin.

Ian Bradashë, Drejtori i Përgjithshëm i Gazsjellësit tha për mediat turke se financimi total i projektit do të sigurohet brenda këtij viti.

Ndërkohë punimet në terren për gazsjellësin janë duke ecur me ritme të shpejta. Kompania njoftoi se në Shqipëri ka përfunduar shtrimin e tubave në mbi 40 kilometër gjatësi dhe 100 kilometra të tjera në Greqi.

Gazsjellësi Trans-Adriatik pritet të përfundojë në fillim të vitit 2019 për të transportuar mbi 10 miliardë metër/kub gaz në vit drejt tregjeve europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.