Home / Europa / Mbështetja e bujqësisë në OCDE vazhdon të zvogëlohet

Mbështetja e bujqësisë në OCDE vazhdon të zvogëlohet

ee381 Politikat që mbështesin bujqësinë në zonën e OCDE-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) kanë vazhduar të bien gjithnjë e më shumë gjat dy viteve të fundit duke arritur në 18 për qind të recetave bujqësore bruto, gati sa gjysma e nivelit të arritur në vitet 80 sipas një raporti të publikuar sot.

Në vitin 2013, mbshtetja ndaj bujqësisë në të gjithë zonën (34 vende gjithsej ku përfshihen, Amerika e Veriut, Europa, Japonia, Koreja e Jugut, Kili dhe Australia) arriti në 194 miliardë euro, që përbën një rënie të lehtë në raport me vitin 2012 (19 për qind), data e raportit të fundit mbi politikat bujqësore.

Është në nivelin e të ardhurave kombëtare që kjo rënie është më e ndjeshme, ndihmat bien në më pakë se një për qind të PBB-së në zonën OCDE kundrejt tre për qind që ishte mesatarja në vitet 1986-1988, sektori bujqësor peshon gjithnjë e më pakë në ekonomitë kombëtare.

Sipas OCDE-së, është kryesisht mbështetja e çmimit të tregut që është zvogëluar, ndonëse përfaqëson ende gjysmën e mbështetjes për prodhuesit në vitin 2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published.