Home / Europa / Nis Samiti i NATO-s në Wells/ Në fokus konflikti në Ukraine, e ardhmja e Afganistanit dhe sfidat e reja të aleancës

Nis Samiti i NATO-s në Wells/ Në fokus konflikti në Ukraine, e ardhmja e Afganistanit dhe sfidat e reja të aleancës

Në Samit merr pjesë Kryeministri i vendit, Edi Rama

Samiti-i-Natos-616x350Sapo ka nisur Samiti i Aleancës së Atlantikut Verior që po zhvillohet në Wells të Britansë së Madhe, ku marrin pjesë mbi 60 lidere botëror, mes tyre edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Ministri Jashtëm, Ditmir Bushati.

Samiti i cili po zhvillohet në zonën e Celtic, në Manor resort të Newport, është i pari që zhvillohet pas atij të Chikagos në vitin 2012 dhe është samiti i parë i NATOS në Britanin e Madhe.

Në çelje të Samitit, Kryeministri i Anglisë, David Cameroon, së bashku me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, i dhanë mirëseardhjen mbi 60 lidëreve botërore pjesëmarrës, mes tyre edhe Kryeminstrit të Shqipërisë Edi Rama, ndërsa në vijim pritet fillimi i punës, qe fillimisht do shoqërohet me një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rassmunsen.

Nato

 

Gjatë këtij samiti dyditor (4-5 shtator) liderët botërore do të diskutojnë mbi çështjet më të rëndësishme të gjeopolitikës botërore dhe luftës anti-terror. Në faqen e zyrtare të Aleancës janë rreshtuar 5 prioritetet kryesore mbi të cilat do të diskutohet përgjatë këtyre dy ditëve.

Ndër pikat më të rëndësishme është konflikti në Ukrainë. Po ashtu, do diskutohet për qendrimin e NATO-s lidhur me të ardhmen e aleancës në Afganistan. Gjithashtu, do te disktuohen edhe sfidat e reja të NATO-s, ndërsa pjesë të rëndësishme do të ketë dhe përcaktimi i një politike në mbështetje të Forcave të Armatosura dhe në fund do të disutkohet mbi të gjitha fortikimi i strukturave të NATO-s duke unifikuar qendrimin e të gjithë kombeve të cilat janë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë postoi në faqen e tij Facebook dhe Twitter, një foto të delegacionit shqiptar i cili po nisej drejt Anglisë për të marrë pjesë në konferencë

Leave a Reply

Your email address will not be published.